Është hedhur shorti ku janë caktuar trupi gjykues për çështjen atentatin e pretenduar nga deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi.
Në shortin e hedhur ditën e sotme, u caktua që trupi gjykues që do të merret me çështjen “Doshi” do të kryesohet nga Ardian Nuni, dhe anëtarë Evelina Qirjako, Artan Broci, Mirela Fana dhe Shkëlzen Selimi.
Të pandehur në proçes janë deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi dhe Mark Frroku si dhe Durim Bami, ky i fundit ndodhet në ”arrest shtëpie”.
Akuza që rëndon ndaj të pandehurve është ajo e “Kallëzimit të rremë”.