• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çështja ‘CEZ’, ja si i shpenzoi Ismailaj 650 milionë lekë

by Java News
26/10/2015 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

650 milion lekë të reja është shuma totale që Kastriot Ismailaj ka përfituar nga kompania çeke CEZ Shpërndarje, në formë pagesash për punën që kompania e tij DIA ka kryer për llogaritë e çekëve. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët kontabël, pas verifikimit dhe studimit të materialeve e shkresave që disponon prokuroria në lidhje me hyrje daljet e kompanisë DIA, tashmë llogarit e së cilës janë sekuestruar. Sipas ekspertëve, në zbatim të dy kontratave mes DIA­ dhe CEZ­, kjo e fundit brenda pak muajve i ka kaluar në llogarinë bankare Ismailajt rreth 650 milion lekë të reja, raporton ABC News.

Po ku kanë shkuar këto para, që prokuroria nuk i ka gjetur në llogaritë bankare të cilat janë të bllokuara!? Në raport, ekspertët thonë se rreth 110 milion lekë të reja Ismailaj i ka tërhequr në “cash” nga bankat e ndryshme dhe një pjesë nga kjo shumë është përdorur për udhëtime dhe pushime në resorte të ndryshme. Rreth 750 mijë euro nga parat e CEZ­it, ekspertët thonë se Ismailaj në fillim të vitit 2013 ka paguar studion ligjore gjermane që përfaqëson atë në arbitrazh. Për të vënë në lëvizje këtë të fundit, Ismailaj ka paguar rreth 300 mijë euro si pagesë për nisjen e procedurave të procesit gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit.

Në raport thuhet se rreth 335 milion lekë nga paratë e CEZ­it janë tërhequr nga bashkëortaku i tij tek kompania DIA, shtetasi Arjan Laçi. Një shumë prej rreth 300 milion lekësh, kompania DIA ka paguar në llogarit të kompanisë nga Durrësi me emrin “Nereida” në formë detyrimesh për punët që kompania durrsake kishte kryer. Gjithashtu, sipas raportit, kompania me ku ishte bashkëpronar Agron Çela, ka përfituar rreth 165 milion lekë. Kompania DIA kishte bërë blerjen e disa motorëve në kompaninë e Çelës, që në kohën e pagesave nuk ishte deputet. Më pas, një shumë prej 65 milion lekësh, ekspertët thonë se nga DIA e kanë përfituar kompania e vëllezërve Petrit e Vilson Ahmeti, ky i fundit ish­kryeministër i Shqipërisë në vitin 1991­‘92. Këto pagesa janë arsyetuara si detyrime që kompania DIA i kishte kompanisë së vëllezërve Ahmetaj, të cilët kishin përgatitur material e projekte për kompaninë DIA.

Ndërkohë, një kompani e vogël në kryeqytet, sipas ekspertëve ka përfituar një shumë prej 60 milion lekësh, shumë për të cilën nuk ka ndonjë arsyetim apo argumentim nga kompania DIA. Ekspertët thonë se Ismailaj, pavarësisht prishjes së kontratës me kompaninë CEZ­shpërndarja ka vazhduar të paguaj detyrimet tatimore dhe taksat ndaj shtetit deri në dhjetor të 2012. Gjithashtu, ekspertët kanë konstatuar e nga 2010 deri në 2012 Ismailaj ka paguar detyrime në shtet për rreth 120 punëtor, që realisht në asnjë rast nuk i ka pasur deri në këtë shifër. Këto pagesa, sipas ekspertëve, Ismailaj i ka bërë për të rritur faturat e pagesave dhe harxhimeve në Arbitrazh, ku ka dorëzuar padinë në fund të muajt janar të 2013 kundër CEZ­ shpërndarjes.

Next Post

Besojeni! Kjo është Aurela para operacioneve (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In