• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çështja çame”, si djathi me feta

by Enkel Demi
05/06/2016 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

E vetmja gjë e çuditshme në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke është që ka ardhur 24 orë me vonesë. E prisja shumë më shpejt. Ndoshta duhet marrë si shenjë e mirë, sepse po të kishte ngjarë më parë do e kishin nisur flurthi ambasadorin e tyre në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe natyrisht do i kishin dorëzuar notë proteste ambasadorit tonë në Athinë. Po të kishte ngjarë më parë padyshim vizita e zotit Kotzias do të ishte zbrapsur dhe operacioni “Fshesa” do të kishte sjellë një dyzinë me autobuzë në Kakavijë, mbushur me emigrantë.

Kësaj here kanë pritur t’u ftohet gjaku, por gjuha e përdorur është sërish e drunjtë. Çështja Çame për ta nuk ekziston, por në të njëjtën kohë kërkojnë që t’i referohemi historisë. Në fjalën e tij në Kongresin e PDIU-së kreu i qeverisë, Edi Rama ju referua pikërisht historisë. Foli për Orakullin e Dodonës që është themeli nga u ngrit miti i Olimpit, ku mbretëroi Zeusi. Janë fakte shkencore, jo fantazi, megjithëse i joshur nga batuta e qëlluar, kryeministri Zeusin e bëri çam. Këtu ka qenë prushi i mërisë që është ngjizur në një deklaratë.

Është sakrilegj të thuash që lumi Akeront përshkruan të gjithë Thesprotinë apo Çamërinë e sotme. Është mallkim, nëse studimet etimologjike emrin e Zeusit e shpjegojnë veç me referencën shqipe të fjalës “Zot”. Kurse Ismail Kadare e lidh me fjalën “zë” si zëri kumbues i perëndive. Falë Zotit nuk tha që Zeusi rrjedh nga titani me emrin Kron. Pse ja thonë emrin Kron dhe pse shqiptarët i thonë burimit kroi? Do vinte një tjetër deklaratë nga Ministria e Jashtme greke ku do të thuhes se Çështja e Kronit nuk ekziston. Për një thellim më të plotë për Orakullin e Dodonës mund t’i referohemi bukur shumë profesor Arsim Spahiut e jo vetëm. Natyrisht, Ministrisë së Jashtme greke nuk kemi përse.

Megjithatë, pikërisht njeriu që ka mërzitur grekët është mikpritësi i zotit Kotzias në Tiranë. Sak Edi Rama tha se nuk duhet të merremi me të shkuarën, të shohim nga e ardhmja. Puna është se e ardhmja nuk ka si shihet nëse e sotmja është shterpë dhe nuk pjell. Nëse mysafiri të vjen në tryezë dhe të thotë që qahija e Çamërisë nuk është byrek, sepse Çështja Çame nuk ekziston, çfarë mund t’i thuash këtij burri? Ai, megjithëse është profesor i sociologjisë mund të grindet me orë të tëra që kafja turke është kafe greke, që djathi i bardhë i Toskërisë është grek dhe quhet me feta, që musakaja me spinaq e Filatit është greke, që vallja e pogonishtes është greke dhe quhet “çamiko”. Po e pyete pse quhet “çamiko” merr sërish të njëjtën përgjigje që Çështja Çame nuk ekziston.

Sa herë në Tiranë vijnë shtetarët grekë, kryeqyteti ngjan me një teatër absurd, ku njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit. Sërish, do të përjetojmë disa ngjarje që një arsye e thjeshtë nuk ka si i rrok. Fjala vjen, kemi një Traktat Miqësie, por kemi dhe një Ligj Lufte fuqiplotë. Jemi edhe pushkatarë në llogore të ndryshme, edhe miq. Nikos Kotzias për shembull, gjyshin Kostandin e kishte bashkëpunëtor të nazistëve, mik personal i ministrit të Propagandës së Hitlerit, Joseph Goebbels, por në Tiranë do të akuzojë çamët si kolaboracionistë. Dy batalione të rezistencës kishin çamët: “Ali Demin” që luftonte përkrah trupave të ELLAS dhe batalionin “Çamëria” që vepronte në Çamërinë e mbetur përtej kufirit, në Konispol e katundet përrreth. Çamët janë të vetmit që kanë kryer një luftë 55 ditore me pushtuesin, jo partizane, por frontale. Pikërisht këta janë kolaboracionistë, të akuzuar nga nipi i Konstandinit që pinte cipura me Goebbels-in.

Ndaj Remark në këtë rast do të thoshte: “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”.

Next Post

Karikatura e ditës i kushtohet Kleit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In