• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ÇESHTJA ÇAME DHE NJE PROBLEM MADHOR ME LIGJIN E LUFTES ME GREQINE

by Zef Mazi
27/06/2024 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Interviste e Javanews me ish-ambasadorin dhe ish-Kryenegociatorin e Shqiperise me Bashkimin Evropian Zef Mazi

Pyetje: Ju keni përvojë direkte diplomatike dhe në marredhëniet ndërkombetare prej disa dekadash, si  në shërbimin e jashtëm të vendit tonë ashtu dhe në nivel te lartë drejtues në organizata ndërkombëtare. Ju ndoshta mund të mos jeni marrë direkt me cështjen çame, por kjo intervistë mund të hedhë pak dritë mbi disa pika. Sot u mbajt një Konferencë për Çamërinë në Tiranë. Keni dijeni për të?

Përgjgje: Mora dijeni se sot u mbajt Konferenca Shkencore për Çamërinë. Nuk di konkretisht rendin e ditës, cilët janë folësit kryesore, diskutantët dhe të ftuarit. Çështja çame është tashmë mbi 80- vjecare. Ajo i ka fillimet në vitin 1940. Në arkivat e Ministrisë të Punëve të Jashtme ka një numër të konsiderueshem dokumentash e raportesh mbi cështjen came. Nuk di sa shfrytëzohen. Diplomatët tanë kanë pasë bërë punë të mire. Por duhet mbajtur parasysh, aq sa janë lejuar nga politika. Lipset të studiohet me shumë kujdes dhe profesionalizëm dokumentacioni arkivor dhe duhet shfrytëzuar sa më mirë.

Pyetje: Si e mendon se ka qenë dhe e sheh sot fatin e kësaj cështje pas 80 vitesh? Ku ”fle djalli“, sic thuhet, në cilët detaje?

Përgjigje: Nuk është dhe aq e komplikuar, dhe as e paditur. Shoqatatat tona të Çamërisë, Partia qe perfaqeson çamet, historianë dhe studiues të cështjes çame, i kanë ngritur cështjet në vijimësi, aq sa ka qenë e mundur dhe me aq forcë sa kanë pasur. Egzekutivi i vendit tonë e ka parë disi ndryshe. Kjo ka bërë që çeshtja çame të variojë me ulje-ngritje, herë nga “halli“, herë me zor, here duke u anashkaluar, herë është ngritur zëri, herë nuk është dëgjuar zëri fare.

Sa di, egzistojnë raporte të Mid’hat Frashërit që në vitet 1923-1926. Di se ka një kërkesë edhe nga Enver Hoxha drejtuar forcave fituese të Luftës në vitin 1945 për kthinin e menjëhershëm të çamëve. Kur pati ardhur ministri jashtem grek Papulias në Shqipëri në vitin 1987, iu kërkua që “eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë në luftën italo-greke …. t`i transferojmë me nderime në atdheun e tyre…”.

Ndonëse kam qenë me detyrë si ambasador jashtë Shqipërisë, kujtoj se çështja çame i është ngritur Papuliasit edhe në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri në 1995. Ai pati pranuar që të diskutohet, por vetëm lidhur me pronat.

Pyetje: Pas kaq vitesh, mendoni se studiohen thellë arkivat, nxirren elementët kyc, bëhen përpjekje të koordinuara nga aktorët kryesorë, që të dilet me një qëndrim të unifikuar për këtë cështje dhe të mbahet ajo linljë?

Përgjigje: Si për cdo cështje dypalëshe, edhe për këtë cështje aspak të vogël, është domosdoshmëri thirrëse që të bëhet një studim i thelluar arkivor, të nxirren qëndrimet, të bëhen plane alternative, të gatëshme për bisedime, duke parashikuar, aq sa mundesh, edhe pozicionet e palës tjetër.

Lipset të mbahet mirë parasysh se pala greke e ka studiuar mirë, ka nxjerrë pozicionet e saj, të koordinuara, në një linjë shumë kohë më parë, ka bërë dhe bën ngaherë, pa lëshime, cdo akrobaci ligjore dhe politike për qëllimet e saj. Nga ana jonë, kjo përgatitje kërkon medoemos që të ngërthejë mirë, në një tryezë, historianë, juristë, politikanë dhe diplomatë, të shveshur nga interesa meskine politike të kohës, apo individuale.

Pyetje: Ligji i Luftës, paturpësisht, mbahet ende në fuqi. A është ai celësi i kësaj cështje? Cfarë mendon për këtë?

Përgjigje: “Ligji i Luftes” është ne fakt cështje më e gjerë sa thuhet, më e gjerë sa është servirur, më e gjerë sa njihet tek ne si „Ligji“ i Luftes! Fjalën e vura në thonjëza, sepse nuk është vetëm një ligj dhe nuk ka gjë tjetër. Ai përfshihet në Kuadrin Ligjor të Luftës. “Ligji” i Luftës i referohet Ligjit te Forcës Nr. 2636 i vitit 1940, “Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike”!

Pra, janë dy ligje dhe një numër normash dhe praktikash që e betonojnë gjëndjen e luftës dhe e bëjnë të pamundur që Çështja Çame të mund të adresohet përmes shfuqizimit të Ligjit të Luftës, gjithnjë në numër njëjës.

Ligji i Forcës Nr. 2636 përbën gurin e themelit. Por “specialistët” grekë kanë ngritur një paketë të tërë legjislative, superdinake, që është në gjendje të qëndrojë edhe nëse hiqet ai guri i themelit, edhe nëse shfuqizohet Ligji i Forcës Nr. 2636 i vitit 1940.

Besoj se disa shënime janë të sakta. Është mirë të dihet se paketa e normave për Ligje të Luftës, përmban:  Ligjin Nr. 2636 “Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike, hyrë në fuqi më 28 Tetor 1940; Ligjin Nr. 2637 i vitit 1940 “Rreth modifikimit dhe plotësimit të dispozitave në lidhje me Organizimin Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese”; Ligjet Nr. 45 dhe Nr. 86 të vitit 1945; Ligjin Detyrues Nr.900 të vitit 1946, Dekret Ligjin Nr. 422 të vitit 1947, Dekret Ligjin Nr. 1138. “Mbi pasuritë armike”, miratuar më 11 Tetor 1949 dhe një numër ligjesh dhe aktesh nënligjore të tjera të nxjerra mbështetur mbi to.

Është shumë e habitshme se për cfarë arsyeje kërkesat dhe deklarimet e qeverive dhe të politikanëve tanë, dhe jo vetëm, bëjnë fjalë për “shfuqizim të Ligjit të Luftës”, në njëjës, dhe gjithmonë thuhet “Ligji i Luftës”. Me kërkesën për shfuqizimin vetëm të Ligjit të Forcës/Luftës Nr. 2636, pala jonë praktikisht nuk kërkon gjë, nuk përfiton asgjë. Përfitimi është vetëm për palën greke! Arsyeja: se ligji nuk ka forcë prapavepruese, pasojat janë të njohura.

Pyetje: Thatë që pala jonë nuk përfiton asgjë edhe nëse shfuqizohet ligji i luftës?

Përgjigje: Drejt, sipas meje, asgjë. Edhe sikur të besojmë se do të ndodhë që nesër, për shembull, Greqia do të vendosë ta shfuqizojë Ligjin e Luftës Nr 2636, i vitit 1940, duke lënë të paprekur gjithë paketën legjislative të normave dhe akteve nënligjore që lidhen me të dhe pa eleminuar pasojat negative të vetë atij ligji, nuk arrihet gjë, ne nuk përfitojmë asgjë konkrete, ngelemi me “gisht në gojë”, si thotë shprehja.

Ndërsa Greqia mund të kërkojë të nxjerrë dicka prej “koncesionit” që po na bën; ajo do “lajë fytyrën” para nesh dhe para evropianëve, dhe menjëherë do thotë – e hoqa ligjin sic kërkonit! Do bucasin edhe kambanat për paqe, por duke mos i humbur përfitimet e “luftës”.

Kërkesa për të shfuqizuar vetëm “Ligjin e Luftës”, pa kërkuar shfuqizimin e secilës dhe të gjitha normave, praktikave dhe akteve legjislative të lidhura me të dhe efektet e tyre, është si të pranosh “Kalin e Trojes”. Ka edhe marrëveshje të tjera që duhen analizuar me shumë kujdes në krejt formulimet e tyre, për shembull, Marrëveshja për Toponimet, Traktati i Miqësisë, Partneriteti Strategjik.

Studiues, historianë, juristë, diplomatë, politikanë seriozë, patriotë dhe me përvojë, të zhveshur nga interesa politike dhe personale afatshkurtëra, lipset t’i hyjnë me themel të gjitha aspekteve dhe të ngrenë zërin lart, me argumente, për domosdoshmërinë e zgjidhjes të drejtë, të shpejtë dhe plotësisht të merituar të cështjes të popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Next Post
Punimet në rrjet, OSHEE njofton për stakime të energjisë në Tiranë dhe Skrapar

Reshjet e dendura të shiut, OSHEE: Probleme të theksuara me furnizimin në Shkodër, Burrel dhe Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Tony Blair: Gaza drejtohej nga korrupsioni! Ja plani që kemi për Lindjen e Mesme

Bordi i Paqes, Tony Blair: Gaza drejtohej nga korrupsioni! Ja plani që kemi për Lindjen e Mesme

February 19, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

February 19, 2026
Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren! Kërkojmë të sjellim paqe të qëndrueshme

Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren! Kërkojmë të sjellim paqe të qëndrueshme

February 19, 2026
Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

February 19, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

February 19, 2026
Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

February 19, 2026
Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

February 19, 2026
“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In