Departamenti Amerikan i Shtetit ka udhëzuar ambasadën në Tiranë të zbardhë rastin e arrestimit te Fredi Belerit.
Bob Mendez: “Unë e kuptoj se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një element kritik për demokracinë. Une jam i shqetësuar për arrestimin nga policia shqiptare dy ditë përpara mbajtjes se zgjedhjeve lokale të Fredi Belerit një nga përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri. Qeveria greke na ka konfirmuar se ky akt do të ketë një impakt negative në mbështetjen e tyre në vijim për integrimin evropian të Shqipërisë. A po zbatojnë autoritetet shqiptare normat e shtetit ligjor në trajtimin e kësaj çështjeje?”
Derek Chollet: “Jemi informuar dje për këtë çështje si unë dhe asistent sekretari i shtetit Escobar nga ambasadori grek këtu në SHBA. Menjëherë pas kësaj bisede ne jemi lidhur me ambasadën amerikane në Tiranë që të na paraqesë një tablo të plotë rreth kësaj ngjarjeje seç ka ndodhur realisht atje”.
Bob Mendez: “Unë kam këmbëngulur tek autoritetet greke për njohjen e Kosovës nga Greqia por kjo që ka ndodhur në Shqipëri dy ditë para zgjedhjeve është jashtë perceptimit tim, gjithsesi le të presim sqarime të tjera në vijim rreth kësaj situate”.
Gjatë seancës dëgjimore në Senat për Ballkanin Perëndimor nga senatori demokrat Tim Kaine u ngrit edhe çështja e trafikut të drogës.
Time Kaine: “Në takimet e mia anekënd kontinentit amerikan jam suprizuar nga influenca shumë e madhe e grupeve të gangsterëve shqiptare pjesë e narkotrafikantëve ballkanas por me qendër kryesisht në Shqipëri. Apo bashkëpunoni ju me autoritetet ligjzbatuese shqiptare për eleminimin e këtyre rrjeteve të trafikantëve të drogës”?
Gabriel Escobar: “Kjo është një çështje serioze sepse trafiku i lëndëve narkotike nuk është i përqëndruar vetëm në Shqipëri. Të gjitha shtetet e rajonit vuajnë nga korrupsioni, institucione të dobëta ligjzbatuese që kanë lehtësuar këto aktivitete të paligjshme. Me autoritetet shqiptare po shkëmbejmë informacione për ndjekjen e këtyre trafikantëve. Me Shqipërinë në mënyrë të veçantë jemi të kënaqur të konstatojmë se njësia antikorrupsion SPAK ka shënuar përparim në këtë drejtim. Po punohet edhe me aleatët tanë evropiane që të forcojmë kapacitetet e kësaj strukture antikorrupsion që të na krijohen mundësi edhe për ekstradimet”.
Zyrtarët amerikanë theksuan se do të vijojë politika e tyre e shpalljes non grata të politikanëve të korruptuar ballkanas.
/a.r