Sali Berisha ka shigjetuar kryesocialistin Rama gjatë mbledhjes me grupin parlamentar në parapërgatitjen e sesionit të ri parlamentar. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek çështja “Beleri”, duke thënë se nacionalizmi i Ramës është streha e fundit e Ramës. Ai akuzon se kryesocialisti vendosi interesat e tij mbi ato të vendit, duke çuar raportet me Greqinë në një pikë si kurrë më parë.
“Këtij dëshiron t’ia marrësh me çdo kusht mandatin, për planet e tua të pronave dhe klanit tënd mafioze, këtij i thua se më thotë policia e pavarur dhe drejtësia e pavarur se nuk mund të betohet. Ka gjë më të turpshme, Enver Hoxha i bënte këto, por një drejtues i një vendi të lirë nuk e bën kurrë këtë, e bën vetëm për interesat e tij mafioze dhe i çon marrëdhëniet me një fqinj, i cili për hir të së vërtetës, pavarësisht se ka pasur probleme në marrëdhëniet tona, por në tërësi ka dominuar bashkëpunmi, miqësia, mirëkuptimi”, tha ai duke theksuar se Greqia kurrë më herët nuk është bërë pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Nga ana tjetër, Berisha deklaroi se kuvendi është vënë në shërbim të Ramës, por nevoja për të përfaqësuar interesat e qytetarëve e detyron që të jetë pjesë e tij.
“Parlamenti është totalisht në funksion të Edi Ramës, regjimit të krimit drogës dhe vjedhjeve. Parë në këtë kontekst është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrimi më suprem ndaj zgjedhësve tanë na detyrojnë ne që jo vetëm të ulemi, por të shymëfishojmë përkushtimin tonë”, tha ai.
Berisha bëri dhe një analizë të ngjarjeve politike gjatë verës, ku sërish akuzat e tij ranë mbi Ramën. Për këtë të fundit shprehet se në rafshin rajonal ka treguar antivlera.
“Vera e nxori lakuriq Edi Ramën, ishte një verë në rafshin rajonal, ku ai u paraqit siç është, një gangster i vërtetë që nuk respekton asnjë normë asnjë parim. Por kjo verë i preu biletën atij”, tha ai duke iu referuar marrëdhënies me Kosovën. “U vërsul i pari me tërbim, duke i vendosur Kosovës sanksione dhe mendoi se Albin Kurtit i erdhi fundi dhe t’i organizojë funeralin politik. Mori atë që meritonte, mori turpin, shpërfilljen gjer në asgjësim. Organizoi turin Ballkanit, turin e merituar të vëtëposhtërimit” shtoi ai.
/a.r
Me qe vet jeni te mbaruar, po investoheni qe t’ju jap nje dore Greqia. Por e keni kot, ju dhe ata, pasi loja eshte pak me e thelle se “Beleri”! Pastaj ne ate strehen e nacionalizmit dihet kush strehohet, duke kerkuar aleat nder shqiptar sa ne Tirane, Gjirokaster, Lezhe, Ulqin, Tetove, Cair, Shkup, Peje, Prishtine etj.