Prokuroria kërkoi sot dënimin me 3.6 vite burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, 3 vite për Fredi Alizotin, 1.6 vite burg për ish deputetin Ervin Salianji dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.
Për ish deputetin Salianji dhe gazetarin Olldashin u kërkua pezullimi i dënimit me burg dhe shlyerje e dënimit me 3 vite shërbim prove.
Çështja “Babale” mbajti për thuajse 1 vit ndezur debatin politik në Shqipëri, duke e polarizuar situatën për shkak të pretendimit për favorizim nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të vëllait të tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.
Pas publikimit të audio-përgjimit, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italianë në burg, ndërkohë prokuroria nisi një hetim sipas opozitës për të shpëtuar trafikantin e drogës dhe për të kërcënuar denoncuesit.
Akuza e prokurorisë për kallëzim të rremë në bashkëpunim parashikon burgim deri në 5 vjet burg për Ervin Salianjin i akuzuar si organizator së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe të pandehurit Ardi Veliu dhe Fredi Alizoti.
g.kosovari












E vërteta vonon por nuk harron! Ja doli dhe skenari I fëlliqur që ju kundervut xhafës për muaj të tëra. Po tani keni vrimë ku të futeni? Ju doli boja. Atë salianjon kam shumë qejf ta shoh aty tek 313 me shokët e tij.