Partia Demokratike po vlerëson mundësinë e ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar për atë që e cilëson afera ARMO.
Disa ditë pas denoncimit se rafineria e naftës, iu dha biznesmenit Besnik Sulaj, për shkak të lidhjeve të tij të aferta me Kryeministrin, opozita po diskuton mundësinë që të ndërmarrë një nisëm për hetim të hollësishëm parlementarë raporton Ora News.
PD thotë se mënyra se si është kryer transaksion për kalimin e këtij aseti tek kompania IRTC, të regjistuar në ishujt Virxhin, dhe pas së cilës fshihet biznesmeni Sulaj, ka ngjallur dyshime të forta për aferë korruptive.