• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Certifikimi i Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme

by B K
27/12/2024 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka bërë ankesë të premten në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përfaqësuesit e partisë në pushtet në KQZ kishin votuar kundër certifikimit të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – në një mbledhje të mbajtur më 23 dhjetor.

Dy ditë më vonë PZAP-i e pranoi ankesën e Listës Serbe duke e rrëzuar vendimin e KQZ-së, si dhe e urdhëroi atë ta certifikojë Listën Serbe, duke thënë se kjo parti kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregullat e tjera të KQZ-së.

Por, të premten, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e dorëzoi ankesën në Gjykatën Supreme në emër të LVV-së ndaj vendimit të PZAP-it, sipas mediave lokale.

Përfaqësuesit e partisë në pushtet e kanë arsyetuar kundërshtimin e certifikimit të Listës Serbe duke thënë se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vazhdon ta quajë atë provincë autonome të Serbisë, “Kosova dhe Metohia”.

Në mbledhjen e së hënës, vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kishte votuar për certifikimin e Listës Serbe.

Dy anëtarët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi votuan kundër, ndërkaq të tjerët abstenuan.

Arianit Elshani nga subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, arsyetoi abstenimin e tij gjatë votimit, duke theksuar se certifikimi i Listës Serbe ishte rekomanduar nga Zyra për regjistrimin e partive politike.

Vendimi i PZAP-it u mirëprit nga Lista Serbe, e cila e cilësoi vendimin e KQZ-së si përpjekje “për eliminimin e Listës Serbe” nga procesi zgjedhor.

E gjithë kjo, sipas këtij subjekti, u bë për të “favorizuar serbët e përshtatshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti pasi çdo gjë është realizuar drejtpërdrejt nën urdhrin e tij dhe është motivuar politikisht”.

Njohësit e zhvillimeve politike kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ-ja ishte pjesë e fushatës parazgjedhore.

Perëndimi kishte shprehur shqetësim dhe keqardhje për moscertifikimin e Listës Serbe pas vendimit të KQZ-së më 23 dhjetor.

Lista Serbe vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë.

Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit./ REL

 

Next Post
“PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!”/ Juristi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’!

"PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!"/ Juristi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër! Automjeti del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit

E rëndë në Shkodër! Automjeti del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit

January 28, 2026
Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

January 28, 2026
‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

January 28, 2026
Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

January 28, 2026
Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

January 28, 2026
Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

January 28, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi: Me Inën do të vazhdoj jashtë

January 28, 2026
Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

January 28, 2026
Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

January 28, 2026
Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In