• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Certifikata për nxënësit fitues të olimpiadave kombëtare, Veliaj: Krenar për ju dhe mësuesit që kontribuan me përkushtim

by Java News
24/12/2021 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi, morën pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatave për nxënësit fitues në fazën e tretë të olimpiadave kombëtare 2020-2021, e cila u zhvillua në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Veliaj vlerësoi faktin se investimet në arsim, si salla “Tonin Harapi” në shkollën “Jordan Misja”, janë kyçe sa i përket zhvillimit të sistemit arsimor në vendin tonë, i cili po reflektohet tek të rinjtë fitues të garave të tilla kombëtare, por edhe ndërkombëtare, ashtu sikurse iu ka shprehur mirënjohjen e veçantë edhe mësuesve për përkushtimin e tyre.

“Kur mendoj sa shumë punë kemi bërë në Tiranë, si kjo foleja e bukur këtu – salla “Tonin Harapi” – jam shpresëplotë se kemi bërë një investim që u shërben të gjtihëve ju. Fakti se sot kemi çuna dhe goca që fituan olimpiada dhe dolën me sukses, do të thotë se kur ne shqiptarët i vëmë syrin diçkaje, kur kemi një bashkëpunim mes një nxënësi të zellshëm dhe një mësuesi të përkushtuar, nuk ka asgjë që na ndalon. Sot jam shumë krenar, jo vetëm për ata që marrin medalje, por edhe për mësuesit që kanë kontribuar me përkushtimin e tyre,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë ftoi të rinjtë fitues të olimpiadave të aplikojnë në thirrjen e Bashkisë së Tiranës për projekte për vitin ku Tirana do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Mezi pres vitin tjetër kur do të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë. E shoh si një mundësi të shkëlqyer thirrjen për projekte apo aktivitete, e cila do të jetë e hapur deri në datën 28 janar! Mund të aplikoni si shkollë apo për një koncert, ansambël apo olimpiadë, por gjithmonë duam që të ftoni edhe miq nga rajoni, ose nga e gjithë Europa, për ta treguar realisht fytyrën europiane të qytetit të Tiranës. Ky do të jetë viti ku ne do të kemi buxhetin më të madh ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë në qytetin tonë për rininë, edhe për investimet për çunat dhe gocat e rinj, dhe qielli është limiti se çfarë mund të bëjmë bashkë,” deklaroi ai.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Evis Kushi e vuri theksin te kurrikulat e reja në arsimin parauniveristar të cilat, siç tha ajo, janë dhe baza në çdo olimpiadë të zhvilluar.

“Sot kemi një kurrikul të re në arsimin parauniversitar, që bazohet në kompetenca që t’i bëjë nxënësit të aftë, e pikërisht bazuar mbi këtë kurrikul të re organizohen edhe të gjitha olimpiadat në të gjitha lëndët. Ajo që më gëzon është fakti se ne kemi pjesëmarrës nga të gjitha qytetet e vendit. Kemi një pjesëmarrje shumë të lartë. Janë 30 mijë nxënës që kanë marrë pjesë në fazën e parë dhe sot kemi 103 fitues,” u shpreh Kushi.

g.kosovari

Next Post
Pas pagave dhe numrave të celularëve, dalin targat dhe makinat e secilit qytetar!

Pas pagave dhe numrave të celularëve, dalin targat dhe makinat e secilit qytetar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Bujqësisë nis turin e dëgjesave me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

Ministri i Bujqësisë nis turin e dëgjesave me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

January 19, 2026
‘Lëvizja Bashkë’ protestë para Kuvendit, Qori: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

‘Lëvizja Bashkë’ protestë para Kuvendit, Qori: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

January 19, 2026
Enver Robelli flet hapur për Shqipërinë politike: Garë bandash!

‘Lufta e uiskit’

January 19, 2026
“Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!”/ Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës

“Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!”/ Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës

January 19, 2026
Analiza: Tony Blair, nga Iraku në Gaza! Rikthimi i figurës më përçarëse të politikës britanike

Tarifë 1 mld $ për anëtarësimin e përhershëm te “Bordi i Paqes”? Tërhiqet Tony Blair, nuk bie dakord as Carney

January 19, 2026
Pas 9 vitesh në detyrë, dorëhiqet presidenti i Bullgarisë: I pranoj gabimet e mia, demokracia duhet mbrojtur

Pas 9 vitesh në detyrë, dorëhiqet presidenti i Bullgarisë: I pranoj gabimet e mia, demokracia duhet mbrojtur

January 19, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Po sikur Trump të mos e ftonte Edi Ramën?

January 19, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Një hartë e miqve dhe armiqve të Edi Ramës në Amerikë

January 19, 2026
Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me urdhër të mafies në burgun e Koridhalos

Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me urdhër të mafies në burgun e Koridhalos

January 19, 2026
Planetët sjellin trazira! Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Java e metamorfozës! Meri Shehu parashikon trazira, dy shenja rrëmbejnë 5 yjet

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In