• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Certifikata mirënjohjeje për 25 mësues, Veliaj: Të vendosur të çlirojmë çdo centimetër të zaptuar në shkolla

by Java News
07/03/2020 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë 7 Mars, në Ditën e Mësuesit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me certifikatë mirënjohjeje 25 mësues dhe mësuese, të cilët i kanë kushtuar jetën e tyre arsimimit dhe edukimit të fëmijëve dhe të rinjve. Nga Liceu Artistik, Veliaj shprehu mirënjohjen për devotshmërinë e treguar nga mësuesit dhe i cilësoi ata si bashkëpunëtorët më të mirë të qytetit.

Kryebashkiaku tha se 100 mijë nxënësit që ulen çdo ditë në bangat e shkollave të Tiranës janë aseti më i rëndësishëm i këtij qyteti.

“Një komb që investon te dija dhe jo te pasuria, ka të ardhme. Ju, mësues, ju shoh si bashkëpunëtorë të këtij qyteti, që investon më shumë te dija. Të gjithë duan të vijnë në vendin e mundësive, ndaj për sa kohë që e pranojmë se fati i qyteteve të mëdha, i një metropoli, është që vetëm të rritet, atëherë më mirë ta pranojmë si sfidë, se sa të bëhemi populistë e racistë ndaj të tjerëve, që do na bashkohen sigurisht edhe këtë vit e sa të jetë jeta në Tiranë”, tha ai.

Për të përballuar këtë rritje demokrafike, Veliaj dha lajmin e mirë për fillimin e zbatimit edhe të lotit të dytë për ndërtimin e shkollave të reja.

“Dje morëm një konfirmim nga Ministria e Financave për lotin e dytë të 17 shkollave. Ka filluar loti i parë me shkollat “Kristo Frashëri”, “Vaçe Zela” në “Don Bosko”; sapo filluam shkollën e re aty ku është nënkalimi i Shqiponjës, ndërkohë loti i dytë përfshin kryesisht shkollat në zonën sipër Liceut, zona e Saukut, e Qytetit Studenti, e Freskut. Po përgatitemi për një Tiranë, e cila vërtet ka këtë ritëm rritje, por më në fund ka edhe ritëm investimesh për të përballuar rritjen e jashtëzakonshme”, deklaroi ai, teksa sqaroi se pjesë e rindërtimit do të jenë edhe shkollat e vjetra, si “Sami Frashëri”, që nuk i rezistuan dot tërmetit. “Kjo është arsyeja pse kemi vendosur që ta bëjmë të re shkollën “Sami Frashëri”, siç bëmë të re shkollën “Kosova”, “Servete Maçi” dhe shumë shkolla të tjera në Tiranë, ku të rejat janë dita me natën krahasuar me ndërtesat e vjetra. Edhe shkolla “Sami Frashëri” do të jetë një shkollë fantastike”, sqaroi Veliaj.


Si tregues i mbajtjes së fjalës, kryebashkiaku solli rindërtimin e shkollës “Kosova”, e cila dikur u dogj për t’i hapur rrugën ndërtimit të një pallati. Veliaj shprehu zotimin e tij për të çliruar territoret e institucioneve arsimore nga ndërtimet pa leje, e për t’ia kthyer ato nxënësve.

“Mbaj mend kur u dogj shkolla “Kosova” për t’u bërë pallat. Prandaj, duhet të reflektojmë pak se çfarë nxënësish kemi rritur: Nxënës që sa morën pushtetin harruan dhe nuk ruajtën as integritetin e shkollave. Unë jam i vendosur që të vazhdoj pastrimin e territorit të shkollave. Kjo vjen me një faturë miqtë e mi. Duhen shpronësuar sepse janë legalizuar, kanë marrë hipotekat. Por, do të vazhdojmë deri në fund, sa të kem fuqi dhe takat, si i zgjedhur në këtë qytet, do çlirojmë çdo centimetër katror që i është marrë një shkolle”, tha Veliaj, teksa solli në vëmendje edhe djegien e shkollës në Shkodër për qëllime politike.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës së shkollave, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë, do të nisin edhe transformimin e Piramidës, në qendrën më të madhe të teknologjisë, ndërsa do të hapen edhe akademi kodimi, duke i përgatitur të rinjtë për të ardhmen.

Në mënyrë simbolike për Ditën e Mësuesit, kryebashkiaku Veliaj dhe disa mësues të shkollave të Tiranës, mbollën pemë në Parkun e Liqenit Artificial.

Next Post
Ju shqetëson kolesteroli? Studimi: Një vezë në ditë nuk përbën rrezik për zemrën

Ju shqetëson kolesteroli? Studimi: Një vezë në ditë nuk përbën rrezik për zemrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

February 16, 2026
Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

February 16, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

February 16, 2026
PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

February 16, 2026
Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In