• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çertifikata false biznesit kundrejt shumës 4-10 mijë lekë, burg dy inspektorëve (Emrat)

by Java News
15/06/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor, të cilët dyshohet se, në këmbim të parave, pajisnin bizneset e ndryshme me çertifikatën pastërtie të ambjentit.

Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se inspektorët Dritan Geci dhe Milseva Milla merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t’i pajisur bizneset me çertifikata dizifektim-dezinsektim, të cilat, për më tepër, rezultojnë që janë të fallsifikuara.

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, masë e cila është zbatuar nga ana e forcave të Policisë Vendore të qytetit.

Nga analiza e akteve dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Dritan Geci  së bashku me shtetasen Milseva Mustafa (Milla) kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal.

Këta shtetas pas kontrolleve të kryera tek subjekte të ndryshëm tregëtarë kanë konstatuar se afati i vlefshmërisë së çertifikatës së shërbimit për dizifektim-dezinsektim-deratizim kishte mbaruar ose subjektet nuk ishin të pajisur fare me një të tillë.

Ndodhur në këto kushte, ata kanë kontaktuar privatisht me subjektet e interesuar dhe iu kanë ofruar atyre një çertifikatë shërbimi dizifektim-dezinsektim-deratizim lëshuar nga shoqëria “Neo-Vita” shpk, e cila rezulton të ketë pezulluar aktivitetin e saj tregëtar  që në datën 7 Janar 2015, kundrejt një shuma të ndryshme lekësh, të cila më pas i kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

a.ç

Next Post
FOTO/ 4 simpatizantë të PD-së rrahën militantin e PS që braktisi LSI-në

FOTO/ 4 simpatizantë të PD-së rrahën militantin e PS që braktisi LSI-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In