Policia vë në pranga administratorin e firmës ku humbi jetën 55-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: A.S., 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.
Në firmën e ndërtimit ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar akisdentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. BW