• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

CERRIK/ E merr në makinë me anë të mashtrimit, i riu përdhunon vajzën e mitur

by Java News
07/09/2017 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
E merr në makinë me anë të mashtrimit, i riu përdhunon vajzën e mitur. Një 23-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë pas një denoncimi për marrëdhënie seksuale me dhunë.
I arrestuari është Emiljan Xhika, 23 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë të Cërrikut. Ngjarja tronditëse mësohet se ka ndodhur tri javë më parë, por gjithçka është mësuar vetëm gjatë ditës së djeshme.

Në Komisariatin e Policisë së Cërrikut është paraqitur nëna e një vajze 10 vjeçe, e cila me lot në sy ka dëshmuar se vogëlushja ishte përdhunuar nga 23-vjeçari Emiljan Xhika. Në dëshminë e saj para oficerëve të policisë, nëna është shprehur se ka mësuar për ngjarjen e rëndë vetëm tani, pasi vajza fillimisht e ka mbajtur të fshehtë atë që i kishte ndodhur.

Vetë vajza 10 vjeçe në prani të një psikologeje, ka treguar se më 17 gusht, fqinji i saj e kishte marrë në makinë duke e mashtruar. Ndërsa ecte në rrugët e fshatit Banjë, Emiljan Xhika i është afruar vajzës dhe e ka ftuar për t’i bërë xhiro me makinë.

E mitura ka pranuar pa e ditur se qëllimi i 23- vjeçarit ishte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Pas denoncimit, Policia bën me dije se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Cërrik bënë ndalimin e shtetasit Emiljan Xhika, 23 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë.

Sipas Policisë, ai u ndalua pasi më datë 17.08.2017, në fshatin Banjë, në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Xhika u ndalua në orët e vona të një nate më parë në banesën e tij, pasi ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, që s’i ka mbushur ende 10 vjeç.

Policia ka marrë në pyetje edhe të miturën, e cila e ka pranuar që ka kryer marrëdhënie seksuale me 23- vjeçarin, por ende nuk është konfirmuar se ai ka kryer marrëdhënie me dhunë apo nëpërmjet mashtrimit.

Sipas Policisë, vajza ka treguar në Polici se ai e ka parë në lagje dhe e ka ftuar për të bërë një xhiro me makinë, dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Nga ana e tij, 23-vjeçari, pasi është njohur me akuzën, nuk e ka pranuar një fakt të tillë, duke e mohuar atë.

Ndërkohë, pas marrjes në pyetje, ndaj vajzës po kryhen analizat mjekoligjore për të parë nëse ajo ka kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas nëse ka pasur përdhunim apo jo.

Deri në përfundim të analizave, 23- vjeçari do të qëndrojë në paraburgim, ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur” , shkruan “Panorama”. 

ma.me

Next Post
Njësia që vrau Bin Laden përgatitet për vrasjen edhe të Kim Jong-un!?

Njësia që vrau Bin Laden përgatitet për vrasjen edhe të Kim Jong-un!?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In