• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çerpja ndiqte veprimet e bankës nga kafja, si i ndanin lekët grabitësit e bankave

by A R
19/02/2017 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Hajde se mbaroi”.

Kjo ka qenë telefonata e bërë mes dy të pandehurve Neim Avdulaj dhe Admir Çerpja, vetëm dy ditë pas grabitjes së 3.8 milionë dollarëve më 3 dhjetor 2015. Më datë 5 dhjetor, në banesën e Neimit kishte shkuar një person i quajtur A. (pa gjeneralitete të plota) dhe i ka dhënë 5 çanta me lekë.

Menjëherë pas kësaj, nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Neim Avdulaj ka marrë në telefon Admir Çerpjan dhe i ka thënë “Hajde se mbaroi”. Këto para, Neimit i ishin dhënë që ai t’ua shpërndante personave që e kishin ndihmuar atë dhe “grupin” që të jepnin informacione për lëvizjet e blindave me para që do të bëheshin në drejtim të Rinasit.

Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se në të dyja grabitjet, atë të 3 dhjetorit 2015 dhe 9 shkurtit të këtij viti, Admir Çerpja ka pasur rolin e “sekserit”. Fillimisht, u dyshua se Çerpja dhe personi tjetër që vijon të jetë në kërkim nga policia, Admir Murataj, ishin në rolin e organizatorit, por në bazë të deklarimeve të personave nën hetim, ka rezultuar se detyra e Çerpjas ishte ndërmjetës mes informatorëve dhe ekzekutorëve. Kjo pasi, ditën e ngjarjes, më datë 03.12.2015, shtetasi Neim Avdulaj ka qenë në shtëpi kur i ka ardhur një mesazh nga shtetasi Ditjon Memlika, me tekstin “Kemi lëvizje sot”.

Një mesazh ditën e ngjarjes, Neim Avdulajt i ka ardhur edhe nga shtetasi Fation Xhyliu, i cili e njoftonte për lëvizjen e mjeteve për në Rinas. Pas kësaj, Neim Avdulaj ka vënë në dijeni me SMS, personin që në celular e kishte të shënuar me emrin “shoku”. Neim Avdulaj nuk e dinte se kush ishte ky person që atë ditë kishte numrin celular ku ka nisur SMS-në.

Nga “shoku” i është kthyer përgjigjja “OK, në rregull”. Më pas, ndërsa ka qenë në banesë, Neim Avdulaj ka marrë vesh nga televizioni për vjedhjen e të hollave në aksin Qafë-Kashar – Rinas. Duke u nisur nga kronologjia e ngjarjes, edhe mbi faktin se dy ditë pas grabitjes së parave, Avdulaj ka telefonuar Çerpjan, dyshohet se ky i fundit ka qenë ndërmjetës në dhënien e informacioneve. Ndërsa, në lidhje me grabitjen e datës 09.02.2017, Avdulaj kishte si detyrë që informacionet që kishte t’ia kalonte Çerpjas.

Kështu, nga hetimet ka rezultuar se Avdulaj, përgjatë një periudhe prej 8 muajsh, ka qëndruar në një kafe të ndodhur në “E…” (qendër tregtare), nga ku ka parë lëvizjet e mjeteve të blinduara të bankës, me drejtim për në Rinas. Këtë informacion, shtetasi nën hetim ia kalonte Admir Çerpjas. Ditën e ngjarjes, informacioni është përcjellë me tekst “Doli vajza”. Për të çuar SMS-në, Neim Avdulaj ka marrë dy numra te tregu i dollarit, nga të cilët njërin e kishte mbajtur vetë dhe tjetrin ia ka dhënë shtetasit Admir Çerpja.

Arrestimi i Admir Çerpjas

35-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:00. Admir (Gjuljano) Çerpja u kap në fshatin Zalldardhë të Dibrës. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, ky person po afrohej për t’u futur në fshatin Zalldardhë për të blerë ushqim.

Burime pranë policisë bënë me dije se në momentin e ndalimit të tij, i riu nuk ka bërë rezistencë ndaj uniformave blu, të cilat më pas e shoqëruan atë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për ta marrë në pyetje lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se 35-vjeçari nuk ka pranuar të flasë për hetuesit, duke pohuar se këtë gjë do ta bëjë në një moment të dytë.

Pasditen e djeshme, në Bathore, Tiranë, shumë pranë banesës së 35-vjeçarit, policia gjeti të groposur një tenxhere me presion të mbushur me euro dhe paund. Në operacion për kapjen e tij u përfshinë forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, RENEA, Forcat e Posaçme Operacionale dhe FNSH. Tashmë numri i personave të arrestuar në lidhje me dy grabitjet e ndodhura në rrugën e Rinasit ka shkuar në 5, ndërsa i vetmi person që vijon të jetë në kërkim është Admir Nikaj (Murataj). Më herët, policia vuri në pranga shtetasit Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Ernest Kupa dhe Neim Avdulaj. /b.d/GSH

Next Post
Vlorë/ Tunele të nëndheshme poshtë banesës për fshehjen e 1.2 tonëve drogë, prangoset 55-vjeçari

Kapen 8 ton kanabis në Itali, dyshime se vinte nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In