• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ceremonia/Alegri thumbon Sarrin pas merr Çmimin: Fat të gjithëve, por jo atij!

by Java News
27/03/2018 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masimiliano Alegri për të tretin vit radhazi fiton “Pankina e artë”, çmimin e akorduar nga trajnerët që zgjedhin më të mirin prej tyre. Ceremonia u zhvillua në Koverçiano, pasi të gjithë teknikët pjesëtarë të Sindikatës së Trajnerëve kishin dhënë votat e tyre. Në vend të dytë u rendit Xhan Piero Gasperini për sezonin fantastik në krye të Atalantës, ndërsa në të tretin Mauricio Sarri. Në fjalën e rastit, Maks Alegri falënderoi kolegët për vlerësimin dhe deklaroi: “Meritat i takojnë lojtarëve, stafit dhe klubit tim që nuk kanë reshtur së më mbështeturi. Nëse jam në krye të një pankine prestigji si ajo e Juventusit, merita i takon atyre”. “I uroj të gjithë kolegëve shumë suksese, ndërsa Sarrit disi më pak se të tjerëve”, përfundoi me humor fjalimin e tij strategu bardhezi.

TITULLI – Në përfundim të ceremonisë, Alegri u ndal për mediat me të cilat komentoi pjesën e mbetur të kampionatit, duke sqaruar se: “Juve dhe Napoli do të shkëmbejnë goditje deri në momentin e fundit. Kemi tri ndeshje direkte ndaj Napolit, Romës dhe Interit ndaj nevojitet qetësi për secilën sfidë”. Përveç kampionatit, Alegri ka disa hesape edhe në Ligën e Kampioneve kundër Realit, pa harruar edhe Milanin në finalen e Kupës së Italisë. Në lidhje me këto takime, kreu i stolit juventin tha:

“Me Milanin do të përballemi në fundjavë për kampionatin dhe në finalen e kupës. Gatuzo ka bërë disa rregullime dhe kuqezinjtë duken një skuadër tjetër në krahasim me fillimin e sezonit. Nuk kemi një kalendar të lehtë, por na duhen fitoret me Milanin si për të ruajtur ritmin në kampionat dhe ashtu edhe për t’i shtuar një trofe tjetër sezonit tonë. Për sa i përket Realit, nuk mund të nisim të mendojmë që tani për atë ndeshje, pasi siç thashë duhet t’i marrim takimet me radhë. Pas Milanit do të mendojmë edhe për madrilenët”.

DIBALA – Kalendar i vështirë, por të paktën Alegri po rikuperon disa nga njerëzit e tij kyçë. Pa dyshim, njëri syresh është edhe Paulo Dibala, për të cilin trajneri i “Zonjës së Vjetër” tha: “Që kur u riaftësua, ka punuar shumë dhe po rigjen formën maksimale. Ai na ka ndihmuar me gola shumë të rëndësishëm.

Mungesa e grumbullimit me Argjentinën i ka dhënë një stimul më shumë, pasi ai dëshiron dhe ka të gjitha mundësitë për të shkuar në botëror. Dibala është një lojtar që mund të përmirësohet edhe më shumë, ndaj së shpejti do të jetë ndër më të mirët e botës. Paulos i duhet vetëm të përqendrohet në fundin e sezonit, pasi ai së bashku me shokët e tij duhet të kenë ambicien për të kapërcyer një ekip si Reali, por edhe për të siguruar titullin e shtatë radhazi si kampion në Itali, një arritje që zor se do të barazohet nga ndonjë ekip tjetër në të ardhmen në Serinë A”.. Përgatiti: REINOLD BAKALLI (Panorama)

Next Post
Energjia/ Nënshkruhet për gazsjellësin Rusi-Gjermani, “Nord Stream 2”

Energjia/ Nënshkruhet për gazsjellësin Rusi-Gjermani, "Nord Stream 2"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In