Mbyllja e homazheve i la vend më pas ceremonisë shtetërore. S
hefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, teksa shprehu vlerësimin për punën e komandantit të ndjerë, shprehu mbështetjen për familjen, gruas dhe tre fëmijëve.
Ai tha se tashmë Forvcat e Armatosur do të kenë një arsye më shumë për të çuar deri në fund misionet e tyre.
“Klodian sakrifikoi për ta dhe të ardhmen e fëmijëve. Ne të gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për ta. Nuk do t’u lëmë vetëm. Komandant Klodi, do të na marrë malli për ty. Shërbimi yt do të mbetet i shenjtë, prandaj po të përcjellim në vendin e të pavdekshmëve”, tha Kollçaku.