• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ceremonia përkujtimore e 2 korrikut 1990, Majko: Qytetarët qëndruan për 11 ditë në ambasada, ishte tronditja më e fortë ndaj regjimit

by Ardit Rada
02/07/2020 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990, në rrugën e ambasadave, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko solli në vëmendje ngjarjen e shënuar për vendin 30 vite më parë. Në fjalën e tij, Majko u shpreh se 2 korriku 1990 ishte tronditja më serioze për një nga regjimet më të kontrolluara të Lindjes Komuniste, ndërsa sot banorët që u strehuan për 11 ditë në ambasadën gjermane janë shtetasit më të respektuar në Gjermani.

“ 2 korriku i vitit 1990 ishte një ngjarje dramatike. Në 2 korrik, në zemër të Tiranës, në dyer e ambasadave të Perëndimit vërshuar për të kërkuar strehim rreth 5 mijë qytetarë, gra burra e fëmijë. Ishte tronditja më serioze për një nga regjimet më të kontrolluara të Lindjes Komuniste. Situata u kthye në një emergjencë humanitare, sidomos në ambasadën e Gjermanisë, Italisë, Francës, por edhe në të tjera. Qytetarët qëndruan në ambasada për 11 ditë dhe netë duke u ndihmuar nga trupi diplomatik dhe të rrethuar nga forca të shumta policie.

Në 13 korrik, me ndërhyrjen e OKB ata u lejuan të largoheshin. Kam qenë student dhe kujtoj që regjimi në atë kohë organizoi një miting në qendër të Tiranës për t’ju kundër vënë aktit të të larguarëve drejt perëndimit. Në fakt, ky ishte takimi i fundit në publik në sheshin më të madh të vendit. Ata që ikën e morën me vete edhe datën e 2 korrikut. Kjo datë prodhoi një akt i cili sa refuzoi atë që ishte, po ashtu prodhoi atë që do të vinte për shoqërinë shqiptare.

Sot numri i shtetasve shqiptarë me pasaporta të BE po shkon në 500 mijë vetë. Gjermania, Franca dhe Italia e më pas kufiri me Greqinë u bënë destiancion i një brezi ata ndryshuan Shqipërinë. Jemi sot për të përkujtuar një rrugërtim që nisi nga dera e vogël e ambasadave me shpresën për të përfunduar në destinacionin kombëtar të shqiptarëve në Bashkimin Europian. Në 2 korrik 1990 ambasada e Gjermanisë ishte strehuesja më e madhe e shqiptarëve. Banorët 11 ditorë i ka sot shtetas të respektuar të vendit të tij.” tha Majko.

/e.rr

Next Post
“Kemi një krushqi me Lulin dhe me…”, Rama për listat e hapura: Populli i do, por nuk besoj se janë çudibërëse

"Kemi një krushqi me Lulin dhe me...", Rama për listat e hapura: Populli i do, por nuk besoj se janë çudibërëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In