• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

CEREMONIA/ 25 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri – Seli e Shenjtë

by Java News
02/12/2016 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme eshte zhvilluar sot, në bashkëpunim me Nunciaturën Apostolike dhe Institutin Filozofik dhe Teologjik në Shkodër, Konferenca “Çerek shekulli marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë”, në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shënjtë.

Në konferencë ishin të ftuar dhe morën pjesë Ministri i Mirëqenises Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, përfaqësues besimeve fetare në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik, si edhe ish-ambasadorë të Shqipërisë në Vatikan.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Bushati u shpreh se “25 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Vatikanit, i cili përkon me fillimin e pluralizmit dhe ndërtimin e demokracisë, është tregues i marrëdhënieve të reja diplomatike midis Shtetit të Vatikanit dhe Shqipërisë, por  lidhjet shpirtërore midis nesh datojnë shekuj përpara aq sa sot katolicizmi është pjesë e rëndësishme e kulturës tonë kombëtare”. “Në këtë përvjetor – vijoi Ministri Bushati – Shqipëria e njeh dhe përshëndet filozofinë në të cilën bazohet Vatikani për një mentalitet të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare që udhëhiqet drejt respektit të alteritetit, lirive fetare, kulturës e traditave të shumëllojshme si vlera universale që nxisin mirëkuptimin dhe bashkëjetesën. Shqipëria përbën një simbol unik të kësaj filozofie të paqes. Bashkëjetesa dhe harmonia fetare që përshkron në shpirt e kushtetutë mbarë shoqërinë, botën dhe historinë shqiptare përbën bazamentin e patjetërsueshëm të humanizmit dhe dimensionit moral, që siç  nënvizohet me të drejtë nga Selia e Shenjtë, duhet të udhëheqë sot e gjithmonë marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Historiku i 25 viteve të marrëdhënieve diplomatike është një histori suksesi, kulmi i së cilës përkon me dy vizitat e Papëve: Vizita në Shqipëri e Papës Gjon Pali II, më 25 prill 1993 dhe e Papë Françeskut më 21 shtator 2014. Roli i Selisë së Shenjtë dhe Kishës për jetësimin e nismave dhe projekteve në arsim, shëndetësi, ndihmë sociale gjatë periudhës së tranzicionit në vendin tonë i jep gjithashtu një dimension të veçantë marrëdhënieve tona dypalëshe” – nënvizoi Ministri Bushati në fjalën e tij.

I Dërguari i Posaçëm i Selisë së Shenjtë, Mons. Diego Causero, i Ngarkuari i Parë me Punë në Nunciaturën Apostolike në Tiranë, duke përshëndetur këtë ngjarje vuri në dukje se “Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shejtë i hapi rrugën bashkëpunimit në fusha të ndryshme në të mirë të të dy vendeve”. Ai e vuri theksin në faktin se “Shqipëria është e pashembullt në marrëdhëniet e vlerësimit reciprok dhe bashkëpunimit kordial që ekziston mes tre besimeve fetare”.

Mons. Causero u shpreh se viti 2016 ishte viti i Shqipërisë i cili u kurorëzua me shenjtërimin e bijës shqiptare Nënë Tereza, lumturimin e 38 martirëve të periudhës së komunizmit dhe dhënien e titullit Kardinal, Don Ernest Troshanit, tre fakte të cilat përbëjnë burim krenarie për të gjithë popullin shqiptar”. Ne emër të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë pëshëndeti dhe Presidenti i saj, Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkev Metropolit i Shkodër-Pultit.

Kjo konferencë u zhvillua në mbyllje të vitit 2016, i cili është një vit i shënuar me ngjarje shpirtërore për Shqipërinë. 25-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë përkoi me shenjtërimin e shqiptares së madhe, bamirëses së mbarë botës, Nënë Tereza, me lumturimin e 38 martirëve të Kishës katolike dhe me emërimin nga Papa Francesku të një Kardinali tjetër shqiptar, Don Ernest Troshani, në nderim të vuajtjes dhe martirizimit të popullit shqiptar.

Gajtë konferencës u shfaq një ekspozitë fotografike kushtuar jetës dhe veprës së Shënjtores Nënë Tereza, si edhe një ekspoze historike me pasuritë arkivore të MPJ-së mbi vëndosjen e marrëdhënieve diplomatike të shtetit shqiptar me shtetin e Vatikanit.

ma.me

ec5d2001ec5d2004-1ec5d2004ec5d2013ec5d2024ec5d2035ec5d2065-1ec5d2112ec5d2123

Next Post
EUROPOL alarmon për sulme të reja terroriste

EUROPOL alarmon për sulme të reja terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In