• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çerdhet, regjistrimi i fëmijëve nis të hënën tjetër

by Aalison Pearse Stevens
20/06/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjistrimi i fëmijëve në çerdhet publike të kryeqytetit do të nisë në datën 27 qershor. Drejtoresha e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QEZHEF) në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri, e cila menaxhon të gjitha çerdhet në kryeqytet, ka deklaruar se prindërit do të kenë një javë kohë për të bërë regjistrimin e fëmijëve të tyre. Kështu, prindërit me fëmijë të vegjël nga 6 muaj deri në 3 vjeç duhet të dorëzojnë dokumentet e duhura në çerdhen më afër njësisë vendore ku ata banojnë. Të hënën e kësaj jave, në datën 20 qershor, pranë çdo çerdheje do të publikohet afati i regjistrimit si dhe procedurat që duhet të ndiqen. Për regjistrimet prindërit duhet të paguajnë 5.000 lekë të reja si fond garancie, të cilat i marrin në fund pasi mbyll çerdhen. Ndërsa pagesa është në varësi të ditëve që fëmijët shkojnë në çerdhe apo në kopsht gjatë një muaji. Tarifa e ditëgrënieve për fëmijët e çerdheve është 130 lekë/ditë, ndërsa për ata të kopshtit është 160 lekë/ditë.

Regjistrimi

Sipas Beqirit, prindërve duke nisur nga java që vjen do iu informohet data e nisjes së regjistrimit si dhe procedurat që duhet të ndjekin, ndërkohë që regjistrimi nis në datën 27 qershor. “Këtë të hënë, datë 20 qershor, do të afishohen pranë çdo çerdheje afatet e regjistrimit si dhe dokumentacioni që duhet. Prindërit do të kenë një javë kohë që të njihen me procedurat dhe një javë kohë të bëjnë regjistrimin e fëmijës pranë çerdhes që i takon. Regjistrimi do të fillojë në datën 27 qershor dhe do të zgjasë një javë”, – tha për “GSH” Beqiri. Gjithçka që duhet të bëjnë prindërit është dorëzimi i disa dokumenteve të fëmijës marrë nga njësia vendore që ka në juridiksion çerdhen, si dhe plotësimi i një formulari pranë çerdhes përkatëse. Duke qenë se kapacitetet e çerdheve publike nuk mbulojnë të gjitha kërkesat e qytetarëve në regjistrimin e fëmijëve, do të ndiqet rendi sipas kërkesave të bëra. Ndaj prindërit duhet të shkojnë pranë çerdheve publike, të njësive vendore përkatëse, të bëjnë plotësimin e formularëve të aplikimit për regjistrim të fëmijëve në çerdhet e Bashkisë Tiranë, pasi regjistrimi përfundimtar bëhet sipas rendit të kërkesave të bëra, kapaciteteve akomoduese dhe planit të pranimeve. Dokumentet e domosdoshme për aplikim janë: certifikata e fëmijës lëshuar nga njësia bashkiake që ka çerdhen në juridiksion, certifikatë familjare, vërtetim pune nga prindërit dhe vërtetim banimi. QEZHEF është institucioni që menaxhon dhe ofron shërbimet në çerdhe dhe në kopshte. Këto të fundit, edhe pse kanë kaluar në varësi të pushtetit vendor, ende një pjesë të procedurave, si është regjistrimi, vijojnë të bëhen me urdhër të Drejtorisë Arsimore të Tiranës. Po ashtu si për çerdhet, edhe për kopshtet janë të njëjtat procedura.

BW/d.i.

Next Post

Rama telefonon skuadrën, ja premtimi që bën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

March 9, 2026
Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

March 9, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Argumentet kryesore: Pse Partia Socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK?

March 9, 2026
Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

March 9, 2026
Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In