• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çerdhet dhe kopshtet hapen të hënën, kryebashkiaku Veliaj inspekton masat shtesë të sigurisë

by Ardit Rada
30/05/2020 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën e 1 Qershorit fëmijët e Tiranës do të rikthehen në çerdhe dhe kopshte. Por, këtë fundjavë, Bashkia e Tiranës po punon me orare të zgjatura që çdo gjë të jetë gati për mirëpritjen e vogëlushëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në çerdhet 34, pranë shkollës “Ardian Klosi”, për të inspektuar masat shtesë që garantojnë shëndetin e fëmijëve, që nga dezinfektimi i mjediseve dhe deri tek ushqimi apo matja e temperaturës. Ai theksoi se edhe nga kjo situatë aspak e zakontë, që ka prekur gjithë botën, do të dilet ballëlartë, ndërsa falenderoi personelin për përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët do të kthehen në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës të hënën. Kemi padyshim sistemin më të mirë të kopshteve dhe çerdheve në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm krahasuar me çdo qytet tjetër, por edhe me çdo privat. Besoj se edhe pas sfidës së pandemisë do të dalim ballëlartë. Njerëzit mund të kenë menduar se kemi qenë pushim, por unë ju kam ndjekur, shumica e edukatoreve i kanë ruajtur kontaktet me fëmijët, pavarësisht se prindërit kanë pasur një rol më të madh”, u shpreh Veliaj.

Por, me kthimin e fëmijëve në çerdhe e kopshte, prindërit dhe edukatoret do të ndjekin një procedurë të veçantë për të garantuar shëndetin e të vegjëlve, duke nisur nga matja e temperaturës apo higjienizimi i duarve dhe këpucëve në hyrje të institucionit. “Rregullat s’janë asnjëherë të tepërta dhe kujdesi i tepërt nuki Bën keq akusjt; përkundrazi, nga moskokëçarja ne shqiptarët bëjmë ndonjë gabim të vogël. Kur jemi të kujdesshëm e të disiplinuar, siç përballuam pandeminë, jam i sigurt se do të përballojmë edhe rikthimin”, tha kryebashkiaku.

Veliaj sqaroi se në rastet kur do të konstatohet temperaturë tek fëmija, prindërit do të njoftohen menjëherë. Ai kërkoi mirëkuptimin e prindërve për respektimin e masave shtesë të sigurisë. “Nëse fëmija ka temperaturë mbi normalen, do të rikthehet në shtëpi, për të mos rrezikuar fëmijët e tjerë. Çelësi është bashkëpunimi! Bashkëpunim që kur prindërit i sjellin fëmijët në çerdhe/kopësht, duke respektuar pikat e verdha, të mos vijnë si familje, mjafton vetëm njëri nga prindërit. Jo gjyshërit, sepse ata janë më vulnerabël”, u shpreh ai.

Veliaj u bëri thirrje prindërve që nëse janë një ndër rastet që po gjurmohen apo në proces testimi, të vënë në dijeni personelin e çerdheve dhe të kopshteve. “Nëse janë një ndër rastet që po gjurmohen apo në pritje të përgjigjes, apo nëse kanë pasur një person që mund të jetë shëruar, do të duhet të plotësojnë një deklaratë, për të cilën mbajnë përgjegjësi ligjore nëse gënjejnë. Sigurisht, nëse nuk kanë dijeni dhe në një dyqan apo supermarket mund të ketë qenë dikush i infektuar, ky s’është faji i tyre. Por nëse kanë dijeni, pra nëse arrijmë të provojmë që janë në proces gjurmimi ose janë në familjarë të testuar të një personi të infektuar, është minimum ligjor, por edhe njerëzor, për të na treguar që të ruajmë fëmijët e tjerë”, tha ai.

Në të gjitha çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit është kryer dezinfektimi i plotë i ambienteve dhe gjithçka po bëhet gati për ditën e hënë.

Next Post
Klosi: Turizmi, jo pacienti zero, por doktori që mund të kurojë ekonominë

Aplikim tek E-Albania për plazh, ministri Blendi Klosi tregon planin: Prioritet kanë hotelet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In