• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çeqet mijëra euro dhe aksionet e “Vollgës”, biznesmeni rrëfen gjobat e bandës së Shullazit

by A R
15/10/2016 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbërthyer “origjinën” e fitimit të pronësisë nga Emiljano Shullazi tek ish-hotel “Vollga” në Durrës, shkruan “Panorama”.

Disa muaj më parë, kur personazhi i njohur për precedentët penalë u arrestua, u bënë publike dokumente që tregonin se Shullazi kishte marrë “dhuratë” një pjesë të ish-hotel “Vollgës”. Ngjarja mbeti mister kur “dhuruesi” deklaroi se ia kishte dhënë me kontratë Shullazit pronësinë mbi ish-hotel “Vollgën”.

Biznesmeni Ylvi Beqja, tashmë i marrë në mbrojtje nga organet e drejtësisë, pohoi në publik se e kishte angazhuar Emiljano Shullazin në këtë çështje me kontratë, me qëllim që t’i zgjidhte problemet e pronësisë që po e pengonin që të dispononte pronën e ish-hotel “Vollgës”, shkruan “Panorama”.

Por, mesa duket, pasi ka firmosur kontratën me Emiljano Shullazin, biznesmeni ka pasur peripeci. Kështu ka pretenduar Ylvi Beqja, në dëshminë e dhënë para prokurorëve të Krimeve të Rënda.

PAGESAT

Ishte dëshmia e biznesmenit që shërbeu për arrestimin e shtetasve Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, tri ditë më parë. Arrestimi i tyre ndodhi pak ditë pasi Krimet e Rënda morën në pyetje Ylvi Beqjan pas kthimit të tij në Shqipëri.

Ai dëshmoi se shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, i kishin marrë rreth 80 mijë euro në emër të Emiljano Shullazit. Dëshmia e biznesmenit u konfirmua kur Prokuroria sekuestroi të dhënat në bankë që tregonin se shtetasit e arrestuar, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, në datat 5, 15 dhe 16 dhjetor 2014, kishin tërhequr rreth 70 mijë euro nga llogaritë e Ylvi Beqjas.

Ky i fundit ka dëshmuar se u ka dhënë tri çeqe bankare dy “njerëzve të Shullazit”, pas presioneve dhe kërcënimeve që ka marrë disa muaj me radhë. Kërcënimet dhe gjobëvënia kanë ndodhur pasi biznesmeni Ylvi Beqja kishte angazhuar Shullazin në procesin e fitimit të pronësisë mbi ish-hotel “Vollgën”.

Endrit Zela dhe Endrit Qyqja mësohet se nuk kanë folur për akuzat, ndërsa sot pritet të dalin në Gjykatë për masën e sigurisë.

BIZNESMENI NË MBROJTJE

Biznesmeni shqiptar, Ylvi Beqja, është marrë në mbrojtje bashkë me familjen e tij, pasi dëshmoi kundër Emiljano Shullazit.

Përveç provave të tjera që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gjetur gjatë hetimit disamujor, duket se kallëzimi e më pas dëshmia e biznesmenit Beqja përbën provën kryesore të akuzës për rastet e gjobëvënieve. Biznesmeni Ylvi Beqja është emëruar administrator i “Saudi Brothers Commercial Company” në vitin 2009.

Kompania arabe pretendon se e bleu pronën nga Agim Sula, përfaqësuesi me prokurë i Alije Fortuzit, vjeshtën e vitit 1994. Kompania arabe planifikonte ndërtimin e një kazinoje në qendër të Durrësit, por nuk mori dot leje dhe në 1997-n u tërhoq nga projekti, për t’u rikthyer vite më pas, por u përball me problemet e pronësisë.

BEQJA-SHULLAZI

Në dhjetor 2014, biznesmeni Ylvi Beqja, në cilësinë e administratorit të “Saudi Brothers” i ka dhuruar Emiljano Shullazit “në shenjë mirënjohjeje” 749 metra katrorë truall brenda sipërfaqes ku ndodhet ish-hotel “Vollga”.

Shullazi u bë kështu pronar i 20 për qind të pronës në fjalë, ndërsa për këtë, Prokuroria dyshoi që në fillim se nuk bëhej fjalë për një “dhuratë”, por për diçka të marrë me anë të kërcënimeve. Një gjë të tillë duket se biznesmeni e ka konfirmuar pas arrestimit të Emiljano Shullazit.

Kërcënimet e vazhdueshme të atij vetë dhe të familjarëve kishin qenë, mesa duket, edhe shkaku i largimit nga Shqipëria të Ylvi Beqjes, i cili nuk ka qenë në atdhe në kohën kur u arrestua Shullazi./Panorama/a.m.

Next Post
Recetë natyrale për largimin e gurëve në veshka

Recetë natyrale për largimin e gurëve në veshka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In