• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Censusi, Socialistët dhe ironia me të vërtetën…

by Ben Andoni
25/05/2023 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Zgjedhjet e fundit Lokale 2023 prodhuan veç pretendimeve të zakonshme të opozitës (në rradhë) për vjedhje votash dhe parregullsi edhe një përballje shumë të sofistikuar të maxhorancës socialiste me analizat statistikore. Ishin kaq të detajuara këto të fundit, saqë Socialistët e kishin të llogaritur deri në detaje fitoren e tyre. Rama e shpalli parashikimin pak ditë më parë rezultatit përfundimtar me saktësi gati matematike.

Mbase ky nuk është argument i pranueshëm për shumë burime, që akuzojnë për zgjedhjet, veçse një gjë këqyret qartë: Shqipëria është e paqartë për numrin e popullsisë dhe të gjitha problematikat, lidhur me regjistrimin e njerëzve të saj. Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar shumë gjatë 30 viteve të fundit. Kjo lidhet veçanërisht me ndryshimet në sistemin ekonomik. Kalimi nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur ka dhënë efektet normale në shumë dukuri jetësore të tilla si lindjet, vdekjet, migracionin, por ka pasur ndikim edhe në të ardhmen e popullsisë shqiptare. Megjithatë Censusi i fundit është anatemuar shumë nga Socialistët asokohe në opozitë dhe nga ironia e Demokratëve në fuqi për ta. Larg këtyre, rëndësia e Censusit qëndron në faktin e krijimit të një pasqyre të integruar të shoqërisë në një kohë të caktuar brenda ndryshimeve të shumta dhe të vazhdueshme, të cilat nuk arrijnë të përcaktohen përmes metodave të tjera të mbledhjes së të dhënave. Censusi ofron bazën e duhur të të dhënave që nevojiten për krahasime dhe projeksione të të dhënave demografike, si dhe identifikimin e karakteristikave sociale dhe ekonomike të shoqërisë.

Censusi, reefruar literaturës, na tregon se: “Kush jemi dhe ku po shkojmë si komb, por edhe i ndihmon komunitetet tona të përcaktojnë se ku të ndërtojnë gjithçka u nevojitet, nga shkollat te supermarketet dhe nga shtëpitë e deri te spitalet. Censusi ndihmon qeverinë të vendosë se si të shpërndajë fondet dhe ndihmën për strukturën shtetetërore dhe lokalitetet”.

Më 1 janar 2022 popullsia e Shqipërisë rezultonte 2.79 milionë banorë dhe krahasuar me vitin 2011 ishte ulur me 3.9 %. Prirja në rënie vazhdon të jetë e pranishme nga vitet e mëparshme (INSTAT, 2022). Censusi i fundit u realizua në vitin 2011 dhe, parashihej të kryhej njëherë në çdo 10 vjet. Ndërkohë, po sipas INSTAT-it, popullsia në 2011 rezultonte 2.9 milionë banorë. Censusi i rradhës ka qenë shumë i shumëpritur nga shumë burime, qysh nga politikbërësit deri te studiuesit. Në fakt, Instituti i Statistikave vendosi shtyrjen e Censusit të Popullsisë dhe Banesave.“Mossigurimi në kohë i mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, ishte justifikimi zyrtar, kurse  një vit më parë u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Një gjë të bën përshtypje: të dhënat statistikore janë shqetësuese kur politika është në opozitë, por shumë pak e trandin maxhorancën e rradhës. Mbahet mend përplasja e opozitës socialiste me maxhorancën demokrate dhe ironia e palëve, por që nuk i ndihte palët të shikonin e identifikonin problematikat shqiptare. Pak kohë më parë, BIRN do të referonte se nga Greqia në Poloni, pothuajse të gjitha vendet e Evropës Lindore, Qendrore dhe Juglindore po gjendeshin përballë fenomenin shqetësues të ikjes së njerëzve. Projeksioni ishte se deri në vitin 2050, Bullgaria do rrudhet 38,6 për qind se sa në vitin 1990; Serbia do numëronte 23,8 për qind më pak banorë, Kroacia 22,4 për qind dhe Rumania 30,1 për qind. Moldavia ka humbur tashmë 33.9 për qind të popullsisë së saj, kurse Shqipëria po u afrohet me 18%. A është vetëm paaftësi prej logjistikës apo censusi shtyhet sepse kjo të bën të gjykosh mbi realitete më të qarta, që e tundin politikën? Për hir të së vërtetës, censusi e ndihmon një vend në projeksionet e të ardhmes për pensionet, zhvillimet dhe kanalizimin e investimeve, parashikimet për fuqinë punëtore dhe fuqinë blerësë, por ajo e ndihmon një shtet të jetë i kujdesshëm me taksat dhe mbi të gjitha në parashikimet me politikat sociale.

Në literaturë, duke përdorur burime britanike: Të dhënat e regjistrimit tregojnë se sa njerëz punojnë në profesione dhe industri të ndryshme. Kjo bën që të krijohen dhe të projektohen punë të reja dhe politika të trajnimit; por edhe të merren vendime ndihëse për investime.

Censusi jep informacion mbi banesat dhe banorët e tij duke na dhënë një panoramim të akomodimit të pamjaftueshëm, si dhe informacione për mënyrën se si jetojnë familjet. Kjo bën që të krijohen politika të reja për strehimin dhe Shqipëria i ka shumë të nevojshme me politikat që ndjek.

Censusi jep informacione për minoritetet dhe grupet etnike, që ndihmojnë për të identifikuar shkallën dhe natyrën e disavantazhit të jetesës së tyre në vend. Kjo bën që të kemi vlerësimin e politikave të mundësive të barabarta.

Censusi jep të dhëna edhe për komunitetet fetare. Kjo të bën që të ndjekësh politika më të drejta për besimin, por edhe të parashikosh projeksione për sjelljen dhe harmonizimin mes tyre. Në fakt, jo thjesht serioziteti, por edhe logjistika jonë lë shumë pë të dëshiruar. Përshembull, duke u nisur nga numërimi i komuniteteve fetare, censusi i fundit, realizuar në vendin tonë, do të ishte shumë problematik. Këshilli Kishtar Kleriko-laik në dhjetor të vitit 2012, pranë Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, do të ishte shumë i ashpër: “E tërë metodologjia që u ndoq për regjistrimin e përkatësisë fetare nuk iu përgjigj aspak metodës elementare objektive që ndiqet në vendet evropiane. Për rrjedhojë, një gjë e tillë, fyen jo vetëm të krishterët orthodhoksë, të cilët që nga fillimi i shtetit shqiptar janë komuniteti më i madh i krishterë në numër, por edhe të gjithë të krishterët, të cilëve iu zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme madhësia nga 31% në 17%. Si përfundim, ky veprim errëson pamjen e përgjithshme të Komuniteteve Fetare në Shqipëri”. Ish kreu i opozitës asokohe, Rama, do të ishte edhe më i hidhur:  “…Fatkeqësisht, pavarësisht punës profesionale dhe mundësive të mëdha të shumëkujt në rolin e nënpunësit në INSTAT dhe, pavarësisht financimeve apo projekteve që janë ofruar në bashkëpunim me partnerët, është fakt se për vite me radhë INSTAT-i mbeti peng i politikës së ditës dhe i ambicieve të pushtetit për të kontrolluar humorin e publikut edhe nëpërmjet shifrave. Për vite të tërë kishin nxjerrë në dritë llogari qëllimisht të gabuara. Ajo që ndodhi me INSTAT nuk është thjesht shqiptare, por e kemi parë të ndodhë edhe në vende të tjera”, u shpreh atëherë kryeopozitari Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencën për të dhënat e CENSUS-it 2011. Njësoj si sot, referoheshin se 480 mijë njerëz janë larguar nga Shqipëria në 2001-2011. Largimet e mëdha të viteve ’90 dhe një largim i dytë është bërë jashtë vëmendjes së mediave dhe në mënyrë konstante ditë pas dite duke rezultuar me gjysmë milioni shqiptar të larguar në 10 vitet e dyta. Ministri i Arsimit, Pollo, që shërbeu edhe si kryetari i Komisionit të Censusit Qeveria urdhëroi fshehjen e të dhënave të punësimit nga botimi i rezultateve të censusit (Rama, 2011). Por z, Pollo, do përgjigjej edhe më hidhur por edhe me cinizëm se: “INSTAT i ka botuar rregullisht shifrat e përqindjet e papunësisë dhe Edi Rama rregullisht i ka mohuar ato e shumë të tjera pa dhënë shpjegime e arsye. Rama ka insistuar se në vend kemi 1 milion të papunë ose 58.5% e popullsisë aktive, por Edi Rama insiston të dëshmojë se ka probleme akute me aritmetikën fillestare pa folur për nocionet bazë të demografisë”.

Ja ku jemi 12 vite më pas. A ka ndryshuar gjë pas reformave të socialistëve? Pse Rama në drejtimin e tij do ta gjente zbrasjen e Shqipërisë vetëm te fenomeni që ka kapluar Ballkanin? Duket qartë se çdo opozitë tek ne nuk e ndjen askurrë veten si pjesë e politikave, ndaj Rama kryeministër sot nuk i vjen mirë, kur i kujtojnë të dhënat e tërthorta nga INSTAT dhe sesi kanë ikur nga vendi rreth 700 mijë persona pas vitit 2010, teksa ritmet e largimit janë përshpejtuar pas pandemisë (INSTAT, 2022).

Shkurt, loja e fjalëve mbetet e njëjtë kurse paaftësia e qeveritarëve tanë për të krijuar modele zhvillimi pothuaj njësoj. Ndaj, publiku është i ngatërruar për shifrën zyrtare të listës përfundimtare të zgjedhësve në Zgjedhjet Vendore të 14 majit 2023, që nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në Ministrinë e Brendshme, të drejtën e votës e kishin 3,650,550 shtetas shqiptarë!!! Po sa jemi vallë?  Pse nuk bëhet Censusi? A do jetë opozita e sotme njësoj kritike? Medoemos, por sa shqiptarë jemi vallë në këtë paradoks, ku censusi po shkon i harruar drejt kalendave. (Homo Albanicus)

 

Next Post
“Kolegët tanë me vila, na mbrojnë Belerin për tokat, kur kanë zënë toka për vete!”/ Hoxha: Fredi Beleri është kapur me video!

"Kolegët tanë me vila, na mbrojnë Belerin për tokat, kur kanë zënë toka për vete!"/ Hoxha: Fredi Beleri është kapur me video!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com