Real Madridi është eliminuar nga Kupa e Mbretit pas barazimit prej 2 me 2 ndaj Celta Vigos.
Celta Vigo kishte arritur të fitonte në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1 me 2, dhe pas barazimit të sotëm kalon në gjysmëfinale të Kupës me rezultat të përgjithshëm 4-3, raporton Koha.net.
Autogoli nga Danilo në minutën e 44 kaloi Celta Vigon në epërsi.
Në pjesën e dytë Ronaldo barazoi shifrat në minutën e 62. Ëass riktheu epërsinë e Celta Vigos në minutën e 85.Lucas barazoi shifrat në minutën e 90, por që nuk ishte e mjaftueshme për të vazhduar aventurën ne Kupën e Mbretit. (b.an)










