Njëri nga talentët më të mirë kosovarë, Bersant Celina e ka filluar mbarë aventurën e tij në Holandë te skuadra e Twentes.
Celina, që është i huazuar te klubi holandez nga Manchester City, ka debutuar me gol në humbjen e ekipit të tij kundër Heerenvenit, raporton Koha.net.
Përfaqësuesi i Kosovës ka shënuar gol në minutën e 78, përderisa Twente humbi takimin me rezultat prej 3-1.
Kurse për Heerenvenin ka luajtur edhe sulmuesi Arber Zeneli. (b.an)