Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar KZAZ-të që të vazhdojnë numërim të pandërprerë të votave.
Në urdhrin e tij dërguar KZAZ-ve thuhet se në rast zëvendësimi të anëtarëve të grupeve të numërimit, KZAZ-të përkatëse duhet të marrin masa që kjo të ndodhë në kohë.
Po ashtu urdhërohet që të plotësohen dhe administrohen në mënyrë të saktë tabelat e rezultatit dhe çdo dokument tjetër zgjedhor.
/a.r