• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet në Baldushk panairi me gatime dhe prodhime artizanale të punuara nga gratë e vajzat

by Java News
17/10/2018 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pikat hyrëse të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës do të ngrejë tregje të posaçme për tregtimin e produkteve bujqësore bio në fundjavë. Nismë e cila u vjen në ndihmë fermerëve të zonës, i jep një dorë ekonomisë lokale dhe sisiplinon shitjen e tyre produkteve.

Në panairin e organizuar me gatime, prodhime dhe punime artizanale të punuara nga gratë dhe vajzat e njësisë Baldushk, ku morën pjesë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nisma gjeneron ekonominë e zonave përreth qytetit. “Do të shfrytëzojmë të gjitha hyrjet në Tiranë; nëse Dajti dhe Shëngjergji e kanë hyrjen nga Kinostudio, bashkë me njësitë 3 dhe 4 do të ngrejmë një treg për të shtunën dhe të dielën, në një vend që e cakton bashkia, që tregtarët të shesin sa të duan, pa pagesë. Nëse nga Rruga e Elbasanit e ka aksesin Baldushku, Bërzhita, Farka, Petrela, Krraba, atëherë diku në hyrje të rrugës së Elbasanit do të ngrejmë një treg, ku në fundjavë të shiten të gjitha produktet bio. Pra, edhe shesim produktet, edhe nuk shpërndahemi në çdo hyrje pallati, ku sigurisht edhe për banorët është një lloj bezdie”, shpjegoi Veliaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë duke konsumuar produkte vendase, të cilat garantojnë cilësi të lartë. “Fshati ka 100 të mira, por ne duam që një produkt të jetë marka e një fshati. Sikur t’i vëmë nga një markë secilit prej fshatrave, realisht kemi bërë diçka të madhe sepse nëse nuk promovojmë gjërat tona, kush do i promovojë ato? Secili prej nesh mund të jetë një agjent marketingu. Nëse përfshihemi në nismat që ka ministria dhe qeveria për zonat rurale, realisht mund të kemi një mrekulli të agroturizmit në Tiranë”, nënvizoi ai.

Komuna e Baldushkut është një nga zonat që ka përfituar më shumë gjatë këtyre tre viteve, kjo edhe falë ndarjes së re administrative, duke u bashkuar me Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj siguroi banorët se investimet në këtë zonë nuk do të ndalen, pasi krahas rrugës së re që ka përfunduar, do të nisë investimi për ndërtimin e qendrës së komunës, për ta kthyer në atraksion turistik. “Fakti që bashkia ndërtoi rrugën, të cilën komuna me buxhetin e saj s’do ta bënte dot kurrë, fakti që janë bërë disa qendra fshatrash, fakti që disa fshatra i kemi futur te projekti i qeverisë për ‘100 fshatrat’, do të thotë se është rritur vëmendja për zonat rurale. Si bashki, vitin tjetër do të bëjmë gjithë qendrën e komunës, për ta kthyer në pikë turistike, që njerëzit të vijnë në Baldushk”, nënvizoi Veliaj.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, përshëndeti nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për krijimin e tregjeve me qëllim mbështetjen e fermerëve. /ma.me

Next Post
Kamerat e sigurisë zbulojnë dinamikën, ja si ndodhi atentati në “Bllok”

Masakra në ish- Bllok/ Ervis Martinaj del nga spitali i burgut, mbyllet në qelitë e 302-shit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In