• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet konkursi ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”, Veliaj: “Do të lërë gjurmë në qytet”

by A R
17/02/2023 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën e tij, në çeljen e konkursit ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”, i cili i hapi udhën krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky muze do të shërbejë për të na kujtuar ditët tona të lavdishme.

Ai tha se muzeu është edhe një përgjigje për cinikët që thonë ‘nuk bëhet’ për gjithçka dhe se ka ardhur koha për një besë ndaj njëri-tjetrit, atë të mos bllokimit të punëve publike në qytet, duke lënë mënjanë ndasitë.

“Ky projekt është revolucioni i vërtetë që do të lërë gjurmë në qytet. Është hera e parë në 103 vjet të Tiranës Kryeqytet kur shteti, qeveria, publikja, bashkia, institucionet që mbahen nga taksapaguesit, po heqin mënjanë paratë e taksapaguesve për të blerë një pronë private, që është një monument kulture, sepse privati nuk po e mirëmban. Po flas për Sarajet dhe Shtëpinë e Libohovitëve. Njëra do të kthehet në Muzeun Etnografik të Tiranës dhe tjetra në Muzeun Besa. Është një mënyrë për të kaluar nga historia e treguar dhe e rrëfyer, në diçka të qenësishme për qytetin”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, ai renditi disa nga punët e mira që janë bërë në Tiranë, për të cilat ka pasur kundërshtime e që sot janë kthyer në pika kyçe të qytetit.

“Beteja e parë në bashki ishte për Parkun e Liqenit të Tiranës, ku gjysma e një grupi parlamentar, luftonin këndet e lodrave për fëmijë me pistoleta. Pastaj, u transferuam te Amfiteatri te Liqeni, që gjithashtu është kthyer në një hapësirë moderne. Kur kujtoj Kopshtin Zoologjik, ku dikur luani ushqehej me patate dhe karrota, dhe si u desh të rikuperonim edhe atë hapësirë. Për ata që flasin për Sahatin e Tiranës, dikur sahati nuk punonte. Pallati i Maks Velos kishte degraduar totalisht. Sot shteti i ka blerë me vlerën e tregut të dyja shtëpitë, edhe të Ismail Kadaresë, edhe të Dritëro Agollit. E njëjta gjë ndodhi edhe me Shtëpinë e Gjetheve. Ideja e ruajtjes së qytetit është që të jetohet me frymë njeriu, se nëse s’ka frymë njeriu dhe degradon, atëherë cila është vlera? Nuk është ky identiteti ynë! Mbaj mend të njëjtin debat bëmë te Pazari i Ri. Kurse në ambientet siç ishin Sarajet, mbaj mend atë natë e gdhimë teksa zjarrfikëset luftonin me flakët, fatmirësisht u kap në dy minuta ai incident. Ishte vepër e atyre që donin të digjnin edhe shkollën Kosova”, tha Veliaj.

Kryeministri Edi Rama shtoi se Bashkia e Tiranës do garantojë suksesin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për qytetin. Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri me dije lajmin se pranë Kalasë së Tiranës do të krijohet një hapësirë dialogu, ku jo vetëm të huajt, por edhe fëmijët e kryeqytetit të mësojnë për ‘besën’. Margariti theksoi se kjo do jetë një tjetër prekje e bukur e Bashkisë së Tiranës, që gjithmonë i jep vëmendje zhvillimit të qytetit, duke e parë në dimensione moderne.

/a.r

Next Post
Tërmetet çanë malin në dysh, banorët: Prej tij doli një top zjarri

Tërmetet çanë malin në dysh, banorët: Prej tij doli një top zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar

January 18, 2026
Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

January 18, 2026
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

January 18, 2026
Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Disa të shoqëruar

U sekuestrua Ferrari dhe qindra kompjuterë! Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: Kontroll në 28 ambiente

January 18, 2026
Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Aksioni në dy pallate në Tiranë, reagon SPAK: U arrestuan 6 persona, mashtronin europianët me investime në kriptomonedha

January 18, 2026
Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

January 18, 2026

Prapaskenat në Venezuelë: Njeriu i hekurt i Maduros bashkëpunoi me SHBA për rrëzimin e tij

January 18, 2026
Plas sherri mes dy vajzave në Elbasan, e reja godet me shkop gome 24-vjeçaren

Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën hetim

January 18, 2026
Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

January 18, 2026
Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In