• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet bienalja e arkitekturës, Shqipëria prezantohet me “Të kam lënë malin”

by A R
28/05/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është çelur bienalja e arkitekturës në Venezia, ku Shqipëria prezantohet për herë të dytë me pavionin e saj.

Projekti “Të kam lënë malin” sjell temën e migrimit dhe emigrimit dhe pasojat që ato kanë lënë pas në arkitekturën e qytetit. E pranishme në ceremoninë e hapjes ishte Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Për herë të dytë Shqipëria merr pjesë në biennalen e arkitekturës në Venecia.

Projekti i Shqipërisë i quajtur ” Të kam lënë malin” përcjell një mesazh të qartë, duke shfaqur temën e zhvendosjes dhe migrimin, dy prej të cilave kanë qenë të përhapur në të gjithë historinë e Shqipërisë.

Në pavionin shqiptar aty ku arkitektura ndërthuret me “iso-polifoninë”, një muzikë e kënduar nga katër grupe folklorike tekstet e të cilave janë shkruar nga shqiptarët dhe personalitete të tjera ndërkombëtare.

Në ceremoninë e hapjes së pavionit shqiptar e pranishme ishte Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila theksoi se këngët e kurbetit janë të përzgjedhura enkas për të përshkruar një nga plagët e shoqërisë shqiptare që është emigrimit dhe pasojat që ka lënë ai në arkiutekturën e vendit.

Dy kuratorët e pavionit të Shqipërisë në bienalen e arkitekturës në Venezia janë Simon Battisti dhe leah Whitman Salkin, e cila shprehet se puna nisi pas vizitës së bërë në Tiranë dhe se projekti shqiptar edhe bërë për të dhënë një kontribut për temën më të gjerë të migrimit, i cili është një problem i madh në të gjithë Europën.

“Kur po planifikonim ‘pavionin’, po shikonim Tiranën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë dhe po bisedonim se sa i prekur është ky vend nga emigracioni dhe zhvendosjet. Ne donim t’i jepnim zë ekperiencave të tyre. Ne menduam se është diçka mjaft e bukur qe Shqipëria ka një kengë të vjetër emigrimi e cila është antike dhe unike njëkohësisht.

Ne donim që të festonim në një farë mënyrë këtë eksperiencë të thellë emocionale përmes kësaj kënge të bukur. Kjo nuk ka vetëm një mesazh, pasi janë shumë zëra që bashkohen në një. Kemi 10 poetë, shkrimtarë, mendimtarë të cilët shkruajtën tekstin dhe më shumë se 40 këngëtarë të cilët erdhën për të performuar. Pra kënga nuk ka vetëm një mesazh, por një kompleksitet emocionesh dhe eksperiencash që vijnë nga njerëz që e kanë përjetuar emigracionin dhe zhvendosjen”.

Tekstet për këngët e përdorura në biennale janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe këndohen nga grupe të muzikës popullore nga Tirana, Himara, Fieri dhe Vlora, duke krijuar kështu këngë të reja popullore.

Njëri prej atyre që ka shkruar tekst kënge, të shndërruar në një këngë popullore për Shqipërinë, është i njohur si ekonomisti kundër masave shtrënguese dhe ish-Ministër i Financave greke, Yanis Varoufakis. Për pavionin shqiptar në Bienalen e Venecias kane shkruar edhe mediat ndërkombëtare një prej tyre revista “Vogue”.  Bienalja do të qëndrojë e hapur për vizitorët për 6 muaj. /Ora/a.m.

Next Post

Video/ Përplasin mjetin e ndaluar nga patrulla, më pas grushte në sy të policëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

March 17, 2026
Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

March 17, 2026
VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

March 17, 2026
Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

March 17, 2026
Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

March 17, 2026
Aksident i rëndë gjatë punës në Gramsh, shembet kanali i një hidrocentrali, dyshohet se dheu ka zënë 2 punëtorë

Përmbyset mjeti bujqësor në Elbasan, humb jetën 63-vjeçari

March 17, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Mars 2026

March 17, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Kush të tha ty që jo?”, Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së

March 17, 2026
“Ndaj mendime ndryshe nga Berisha”/ Bardhi tregon pse s’mori pjesë në protestë: Isha në zyrë duke….!

T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore

March 17, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma Territoriale, Demo: Prisja të ecte më shpejt, duhet t’i rezistojë faktorit ‘kohë’

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In