• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çekia apo Republika Çeke? Qytetarët s’e duan emrin e ri të shtetit të tyre

by Java News
25/10/2016 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet në Republikën Çeke kohë më parë vendosën që të provojnë t’i ndryshojnë emërtimin shtetit të tyre, duke e shkurtuar në vetëm Çeki.

Por, gjashtë pas adoptimit të emrit të shkurtër, Çekia, nga liderët shtetërorë, qytetarët e vendit evropian me 10 milionë banorë janë të dyshimtë se si do të duhej quajtur vendi i tyre.

“Republika Çeke”, përgjigjeshin qytetarët njëri pas tjetrit kur pyeteshin për emrin e vendit të tyre. “Është paksa konfuze. Askush nuk e quan Çeki, nuk e di pse”, ka thënë Lukas Hasik, 40 vjeç, inxhinier softuerik që po vraponte rrugëve të Sheshit Wenceslas për të marrë pjesë në një paraqitje të Dalai Lamas, që po e vizitonte Pragën.

“Njerëzit janë mësuar me emrin Republika Çeke deri më tani dhe mendoj se do duhet të vazhdojmë kësisoj”, raporton “The Guardian”.

“Është Republika Çeke”, është pajtuar Zdenek Cech, 30 vjeç, student mjekësie në Universitetin Charles në Pragë. “Do të doja një emër më të shkurtër, por Çekia s’më pëlqen. Tingëllon shumë e vogël, apo si një lloj dialekti”.

Prillin e këtij viti, liderët çekë, e më i zëshmi prej tyre presidenti, Milos Zeman, lajmëruan se Çekia do të zëvendësojë emërtimin e Republikës Çeke në përdorimin përditshëm – në të njëjtën mënyrë siç njihen shumica e kombeve tjera nga emri që dallojnë nga statusi i tyre zyrtar kushtetues, transmeton Koha.net.

Liderët u pajtuan që të mos e zhdukin tërësisht emërtimin Republika Çeke, por thanë se do të ishte më mirë ta shkurtonin në Çekia për të tërhequr vëmendjen e skenës globale dhe për investime të huaja. Ideja e Zemanit për të shkurtuar emrin e shtetit të tij u përkrah dhe u përqafua në Britani dhe në SHBA, mes tjerësh.

Por, me gjithë tentimet e liderëve, Çekia nuk u pranua në masë nga populli. Autoritetet çeke vazhdojnë ta përdorin termin Republika Çeke në korrespodencat zyrtare dhe në ueb-faqet në gjuhë angleze, përfshi edhe faqen zyrtare të presidentit Zeman.

“Emri me një fjalë, Çekia, nuk është për përdorim zyrtar nga organet shtetërore”, thotë Jan Urban, profesor dhe analist politik në Universitetin e New Yorkut në Pragë. “Është për përdorim jozyrtar, sikurse gazetarët britanikë që thonë Britania në vend të Britania e Madhe, apo si Republika Franceze që quhet Francë”, transmeton Koha.net.

Për disa, emri Çekia keqpërfaqëson imazhin e vendit si dhe bën që shumë njerëz të tallen me këtë emër, pasi tingëllon si shaka.

“Më pëlqen emri Republika Çeke pasi tingëllon si jo-racist”, thotë Jana Stejskalova, gjinekologe nga Moravia. “Çekia tingëllon shumë lindore. Nuk është tingull i mirë për një vend perëndimor”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
(Foto +16) Vildane Zeneli, këto 10 fotografi të bukuroshes do t’ju emocionojnë

(Foto +16) Vildane Zeneli, këto 10 fotografi të bukuroshes do t'ju emocionojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In