• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ceka, pro shkrirjes së ‘Albanologjisë’: 30 vetë me titullin doktor… nuk kanë shkruar një libër!

by A R
01/06/2023 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori Neritan Ceka e cilësoi vendimin për shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë të drejtë, ndërsa thekson se me këtë VKM korrigjohet një gabim që ka ndodhur në vitin 2008.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Ceka doli pas 30 vjetësh në krah të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, duke theksuar se ndarja e Albanologjisë nga Akademia e Shkencave ishte një gabim i madh dhe me këtë vendim, ky institut po kthehet në shtëpinë e tij. Mes të tjerash Ceka iu përgjigj akuzave të bëra nga Senati i Albanologjisë, se ai dhe studiues të tjerë nuk kanë asnjë interes që të dëmtohen kërkimet shkencore, ndërsa shtoi se me këtë vendim i hapet rrugë dhe punonjësve shkencorë të rinj.

“Është një vendim që korrigjon një gabim ë bërë në vitin 2008, kur u shpërbë akademia e Shkencave që kishin edukatën vjenezë që ishte ky model. Ai përmbledh institutet e shkencave Fondamentale dhe që përpunon me perspektivë programet. Këto institute duhet të kishin kaluar pranë universitareve. Kjo nuk ndodhu. U grupuan të 4 institute dhe më pas kjo u shpërbë. Ne një institucion që quhet Akademia e Studimeve Albanologjie u trajtua si IAL. E ulën nivelin, nga Akademia e Shkencave, e ulën njësoj si një universitet. Njësi- është instituti, është term juridik. Në ligjin e Akademisë së Shkencave kemi sot 3 njësi kërkimore që janë të përkohshme. Nëse Akademia bën njësi afatgjate i bën Këshilli i Ministrave.

Ndaj qeveria ia kthen prapë Akademisë, kjo po ndodh. Po e kthejmë në shtëpi Akademinë. S’po bëhet shpërbëjë e instituteve. në vend që të kenë një senat dhe kryesi, kjo kapele do të jetë më pak e politizuar. Kush është senati? E keni pyetur ju? Këta janë një grup studiuesish dhe zgjedhin njëri-tjetrin dhe iu pëlqen të jenë në këtë formë. Por ka interesa më të mëdha se sa personale, ato kombëtare. Këta që iu dhimbset, si dhimbset më shumë se sa unë. Ai institut është krijuar nga babai im. Emrin tim ka marrë instituti. S’mund të më akuzosh mua që të pranoj që të deformohet instituti. Sot gjërat funksionojnë me projekte. Kemi projektin e Apolonisë, të Finiqit.”, tha ai.

Pyetjes se kush do të vendosë që këtë projekt do të marrin studiuesit, Ceka tha se gjithçka do të operojë siç ka operuar në Akademinë e Studimeve Albanologjike.

“Ata që vendosin sot. Nuk do të shpërbehen atributet e tyre. Zhvendosen institute siç janë. Quhen njësi në termin juridik, por do të kenë të gjitha kompetencat që kanë sot. Buxhetin e marrin nga Kryeministria. Kontratat siç i kanë sot, do të vijnë atje. S’do të ndryshojë asgjë. Këto janë sajesa për të trembur punonjësit shkencor, për të bërë punime shkencore. Për t’i trembur për të ardhur atje. Unë do ju them një gjë që ata se thonë. Ata thonë se do të ndërpritet karriera shkencore, pra që duhet të jepnin 600 orë mësim. Po ku do t’i marrin orët këta? Këta nuk kanë mësim, apo studentë. Këta janë kërkues shkencor. Këta janë bërë për vete profesorë të asociuar se kanë miq në fakultet, dhe mësimet dhe orët që marrin i marrin nga Fakulteti. 30 vetë që kanë këta doktor, janë të bllokuar dhe nuk bëhen doktor të asociuar se s’kanë student. E kanë marrë një vend e kanë privatizuar, dhe ndaj s’ju pëlqen kalimi në Akademi. Ata nuk kanë shkruar libra. Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, çfarë libri ka bërë? Ka libër që ka bërë në emër të vetë?! I ka bllokuar atje. Miqësia e tyre me fakultetin e Histori-Filologji i ka bllokuar të tjerët.”, pohoi ai.

/a.r

Next Post
Ligji i ri për pronat / Deri në Dhjetor 2024 shqyrtohen 9 mijë kërkesa. Fatura financiare rreth 1 mln Euro

Ligji i ri për pronat / Deri në Dhjetor 2024 shqyrtohen 9 mijë kërkesa. Fatura financiare rreth 1 mln Euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

December 29, 2025
Parashikimi i motit, e diela me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

December 29, 2025
Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

December 29, 2025
Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

December 29, 2025
Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

December 29, 2025
Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, triumf me përmbysje ndaj Egnatias

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, triumf me përmbysje ndaj Egnatias

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com