Dorëheqja e Annegret Kramp-Karrenbauer pritet ta lerë sërish partinë Unioni Kristian-demokrat (CDU) në duart e burrave, ku pritet që kreu i ri i saj t’i paraprijë kandidaturës për kancelar duke hedhur poshtë ambiciet dhe idetë e AKK-së.
Kancelarja Angela Merkel, e mbetur pa trashëgimtare, lufton për mbijetesë me fjalë që tingëllojnë, edhe një herë, si paralajmërim.
“Alternativa për Gjermaninë’ (AfD) dëshiron të shkatërrojë demokracinë, dëshiron ta minojë atë’’, deklaroi kancelarja para grupit parlamentar të partisë, duke mbajtur konservatorët të bashkuar, kohezivë dhe të distancuar nga ultra të djathtët.
“Është jashtëzakonisht e vështirë të mbash në një krah shoqëror atë që njihet për vlera konservatore deri tek ata që janë më të orientuar drejt ekologjisë”, deklaroi Merkel.
Por, edhe më parë bashkimi i koalicionit nuk ka qenë i lehtë dhe paralajmërimi i kancelares është që të ndiqet ideja e AKK-së për të pasur një koalicion të fortë, atje ku të gjitha rrymat ndjehen vërtet në shtëpi.
Pas 14 vjetësh në krye të vendit, nuk është e qartë se koalicioni CDU-CSU do të jetë në qeveri pas votimit të vitit 2021.
Përkthyer nga ANSA
/a.r