Rryshfeti është tashmë fenomen ndërkombëtar. Shuma e parave që paguhet në gjithë botën për mitmarrje (ryshfet) çdo vit është ndërmjet 1.5 trilion dhe 2 trilionë dollarë (një milion milionë), apo rreth 2 për qind e prodhimit ekonomik global, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, referuar Express.
“Korrupsioni ka efekt shumë të dëmshëm në ekonomi”, ka thënë Lagarde, duke shtuar se ai ndikon në më pak shpenzime për edukim, shëndetësi dhe shërbime të tjera, të cilat janë në mënyrë joproporcionale të nevojshme nga të varfrit.
Këto komente shefja e FMN-së i bëri përmes një letre të hapur, të publikuar dje, një ditë para fillimit të samitit kundër korrupsionit në Londër. (b.an)