• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’do të ndodhë me Porto Romanon dhe Pashalimanin? Flet ministri i Mbrojtjes

by A R
18/09/2024 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ishte i ftuar në Ditarin e mesditës nga Denisa Pasholli në A2 CNN nga ku foli për gjendjen e ushtrisë shqiptare, si dhe bashkëpunimin me NATO-n.

Ndër të tjera, ministri foli për Porto Romanon, duke thënë se transformimi nuk do të jetë thjesht për ta vënë në dispozicion të Aleancës, por rritja e kapaciteteve tona, shkruan A2 CNN.

“Duke marrë për bazë rastin e Kuçovës, e cila ka pasur një kërkesë të bërë para 10 vitesh dhe është inauguruar në fillim të këtij viti. E njëjta gjë vlen edhe për Porto Romanon. Kemi më shumë se dy vite që punojmë për Porto Romanon. Duhet të kuptojmë që Porto Romano, sa i përket kapacitetit ushtarak, është edhe një nevojë për Forcat tona të Armatosura. Prej vitesh, forcat tona nuk kanë një vend të qëndrueshëm për të gjithë flotën, por edhe të natyrës pritëse për forcat aleate që bëjnë stërvitje në Shqipëri. Ideja për Porto Romanon nuk është thjesht për ta vënë në dispozicion për Aleancën, por edhe rritja e kapaciteteve tona. Në të gjithë paketën e financimit të Porto Romanos prej 390 milionë eurosh, 54 milionë euro janë të dedikuara për infrastrukturën ushtarake. Ne po i bëjmë që tani detyrat e shtëpisë dhe po investojmë në infrastrukturë që sot në mënyrë që NATO me mekanizmat e saj të bashkëfinancimit të mund ta mbështesë vijimësinë e kësaj baze, e cila do të marrë kohë normalisht”, tha ministri Vëngu.

Ministri zbuloi se Shqipëria po punon për të modernizuar flotën dhe shumë shpejt do të blihen edhe anije të reja. “Kjo është rëndësia parësore. Po përgatitemi për të modernizuar flotën, ku shumë shpejt do të vijnë anije të reja që do i bashkohen flotës. Në këto kushte, ne bëhemi të dobishëm për Aleancën”.

Sa i përket Pashalimanit, ministri u shpreh se synimi aty është rijetëzimi i kantierit detar. “Pashalimani, në strategjinë tonë ushtarake disavjeçare ka një rëndësi të veçantë sa i përket rrjetëzimit të kantierit detar. Është një bazë që ka një kantier të fjetur, por domethënës. Në kushtet ku tashmë kemi një kuadër ligjor, kemi financim, kemi mundësinë që kompani shtetërore të ndërveprojnë dhe të bëjnë partneritete me liderë të fushës nga vende aleate. Ne synojmë të rijetëzojmë kantierin detar të Pashalimanit në mënyrë që të kemi vet kapacitete për riparime, mirëmbajtje, pse jo edhe prodhim nga këto partneritete”, tha ministri.

/a.r

Next Post
Veliaj jep lajmin e mirë: Në 2025, ushqim falas për të gjithë nxënësit e kryeqytetit

Veliaj ngushëllime për Gert Bogdanin: I keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In