• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’do të bëhet me Bashkinë e Shkodrës, disa skenarë të mundshme

by Java News
14/08/2019 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkodra bastion i demokratëve u thye pa shumë mund nga Valdrin Pjetri pa rival përballë. Por, fitorja e kandidatit socialist për drejtimin e Bashkisë Shkodër duket se është e lidhur pashmangshmërisht me fundin e tij politik pasi demokratët nxorën në dritë dënimin e tij të fshehur për trafik droge në Itali.

Pak orë pasi PD hapi letrat, Valdrin Pjetri humbi mbështetjen e Edi Ramës, i cili u distancua nga i zgjedhuri i tij lokal deri sa të flasë drejtësia. E marta i dha një kthesë të re betejës për bashkinë e Shkodrës. Ndoshta as Voltana Ademi, s’e kishte besuar se karrigen e kryebashkiakes do e mbante pa dhunë.

Autoritetet shqiptare dhe italiane kanë nisur procedurat e verifikimit pas denoncimit të demokratëve e nëse vërtetohet se Valdrin Pjetri ka gënjyer jo vetëm partinë, por edhe shkodranët ai nuk do e gëzojë asnjë ditë bashkinë e Shkodrës. Më 20 gusht kur i përfundon edhe mandati i kryebashkiakes demokrate parashikohej të bëhej konstitituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës, por gjithçka është pezull deri në një vendimmarrje politike nga socialistët të cilët presin një përgjigje nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Nëse akuzat ndaj Vladrin Pjetrit vërtetohen edhe nga organet e drejtësisë shqiptare dhe italiane atëherë kandidati socialist largohet për shkak të dekriminalizimit, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në Shkodër. Në këtë moment, në lojë futet edhe presidenti, i cili duhet të vendosë për një datë të re zgjedhjesh. Por, Ilir Meta nuk e njeh 30 qershorin, dhe automatikisht as kryebashkiakët e dalë prej këtij procesi.

Kryetari i shtetit ka dekretuar 13 tetorin si datë zgjedhjesh ndaj dhe topi është në fushën e Ilir Metës. Deri sa drejtësia të flasë, të gjithë skenarët janë të hapur ndërsa Voltana Ademi pritet të gëzojë Shkodrën deri në një zhvillim të ri politik. A do të përsëriten zgjedhjet edhe për këshill bashkiak, apo ai do të konstituohet dhe zgjedhjet do të mbahen vetëm për kryebashkiak dhe ç’do të bëjë Partia Demokratike dhe opozita në një zhvillim të tillë? Këto pyetje pritet të marrin përgjigje në ditët në vijim. (tch) /l.m

Next Post
Modelja ruse rrit temperaturat me foton provokuese

Modelja ruse rrit temperaturat me foton provokuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In