• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çdo shqiptar do duhej të paguante 2758 euro për shlyerjen e borxhit publik

by A R
04/01/2018 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rast se do të paguanin borxhin qeveritar në këto momente, çdo shqiptari do t’i duhej të nxirrte nga xhepi 2758 euro.

Sipas të dhënave të përllogaritura nga “Monitor”, stoku i borxhit publik për frymë është 2758 euro (në total borxhi përllogaritet 7.8 miliardë euro), ndërsa raporti i borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto 70.95%.

Në ditët e sotme, shumë qeveri po mbështeten në paranë e marrë borxh. Borxhi i mundëson qeverive që të mbulojnë mangësitë pa u dashur të rriten taksat apo pa shkurtuar shpenzimet publike. Por, një borxh i lartë mund të dëmtojë ekonomitë, veçanërisht gjatë periudhave të recesionit.

Shtetet e Bashkuara sapo e tejkaluan shifrën prej 20 trilionë dollarësh për herë të parë në histori, ndërsa Mbretëria e Bashkuar detyrohet plot 1.9 trilionë sterlina apo 2.5 trilionë dollarë.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk janë vendet me borxhin më të lartë. Borxhi i Japonisë arriti në 221.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2015-n, sipas raportit të OECD.

Sa është borxhi për frymë?
Një mënyrë për të analizuar borxhin qeveritar është për frymë. Kështu për shembull, nëse japonezët do të donin që të shlyenin borxhin e tyre kombëtar do të duhej që secili të paguante 90,345 dollarë secili.
Për sa u përket vendeve anëtare të OECD, Irlanda, Shtetet e Bashkuara dhe Italia kanë një borxh prej 62,687 dollarë, 61,539 dollarë dhe 58,693 dollarë.
Belgjika, me një borxh për frymë prej 58,134 dollarë, është mbi mesataren e vendeve të OECD prej 50,245 dollarë.
Austria, Franca dhe Greqia, të gjithë këto vende kanë borxh më të lartë për frymë se Mbretëria e Bashkuar dhe qytetarët do të duhet që “të paguajnë” secili rreth 50 mijë dollarë (49,975 dollarë, 49,652 dollarë dhe 47,869 dollarë respektivisht).
Borxhi për frymë është rritur tek vendet e OECD me një normë vjetore prej 5.9% që në 2007.  Sasia e borxhit për frymë ndër vendet e OECD varion nga Japonia 90 mijë dollarë, në Estoni me 3,700 dollarë.

Rritja e borxhit
Rritja e stokut të borxhit si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto është një tregues se sa i gatshëm është një vend që të paguajë borxhin pa marrë më shumë borxh.
Kur qeveria merr borxh, duhet t’i kthejë ato duke paguar dhe një normë interesi. Kështu, kur normat e interesit rriten, ekonomia ngadalësohet dhe niveli i borxhit bëhet i paqëndrueshëm.
Në 2015-n, niveli mesatar i borxhit publik në vendet anëtare të OECD arriti në 112% të PBB-së, krahasuar me nivelin prej 73% në 2007-n.
Niveli i borxhit u rrit më së shumti në Spanjë, Slloveni, Portugali dhe Greqi.
Vetëm tre prej shteteve të OECD e kanë reduktuar nivelin e borxhit që nga kriza financiare: Norvegjia, Izraeli dhe Zvicra.  Shtetet me nivelin më ta lartë të gjatë kësaj periudhe janë: Japonia, 221.8%, Greqia 181.6%, Italia 157.5% dhe Portugalia 149.2%.
Edhe pse borxhi i Greqisë në raport me PBB-në është më i ulët se ai i Japonisë, pasojat kanë qenë shumë herë më të rënda në Greqi, pasi borxhi ishte më shumë i jashtëm se sa i kreditorëve të brendshme.

Shtetet me normë më të lartë borxhi
Janë 17 shtete që kanë borxh më të lartë se produkti i tyre vjetor (mbi 100% e PBB-së). Shumë prej tyre janë në rrezik falimentimi. Islanda qe në prag falimentimi në 2008-n. Japonia dhe Singapori bëjnë përjashtim. Japonia më së shumti i detyrohet qytetarëve të saj, të cilët blejnë bono qeveritare si një mënyrë e kursimeve personale. Pjesa më e madhe e borxhit të qeverisë i detyrohet shoqërive të sigurimit dhe fondeve të pensionit. Në fakt, Singapori nuk ka marrë financuar me borxh deficitin që nga viti 1980.
228% — Japonia
205% — Zimbabve
182% — Greqia
157.5% — Italia
139% — Libani
129% — Portugalia
123% — Eritrea
123% — Xhamajka
116% — Cabo Verde
110% — Grenada
107% — Qipro
107% — Belgjika
106% — Singapori
105% — Porto Riko
101% — Irlanda
101% — Barbados
101% — Spanja

Shtetet me normë më të ulët
11 shtete e kanë normën e borxhit më të ulët se 10% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.  Disa vende, si Arabia Saudite, kanë shumë të ardhura, më së shumti prej burimeve natyrore, për të paguar për shërbimet e tyre qeveritare. Ata kanë një rritje të shëndetshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kështu që nuk kanë nevojë që të financojnë rritjen ekonomike nëpërmjet shpenzimeve.
6% — Wallis and Futuna
5% — Taxhikistani
6% — Libia
7% — Liberia
0% — Oman
5% — Gjibraltari
8% — Arabia Saudite
3% — Uzbekistan
6% — Kiribati
3% — Algjeria
5% — Kuvajti

/Monitor

Next Post
Tumori, zbulohet një molekulë që shtyp rritjen e melanomës

Alarmi i ISHP: Rikthehet gripi i derrit, regjistrohen 3 raste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

January 11, 2026
Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

January 11, 2026
Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

January 11, 2026
Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

January 11, 2026
Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

January 11, 2026
Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

January 11, 2026
Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

January 11, 2026
Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

January 11, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri

January 11, 2026
Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In