• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çdo punë që prek PS…”/ Veliaj: Sot është jetike, jo vetëm vota për kryetarin, por dhe Këshillin Bashkiak

by Java News
11/05/2023 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm me votën për këshillin mund të vijojmë projektet transformuese të Tiranës së gjeneratës së ardhshme!

Në takimin e madh përmbyllës të fushatës së kryeqytetit, zhvilluar në Parkun Olimpik, Erion Veliaj, tha se po vota për anëtarët e Këshillit Bashkiak është po aq e rëndësishme për Tiranën sa ajo për drejtuesit e rinj të bashkive.

Vetëm me shumicën socialiste në Këshillin Bashkiak, tha Veliaj, mund të merren vendimet e ardhshme të rëndësishme transformuese të Tiranës.

“Sot është jetike, jo vetëm vota për kryetarin, sot është jetike vota për numrin 2, Partinë Socialiste dhe Këshillin Bashkiak. Sot është e rëndësishme vota për Këshillin Bashkiak. Sot, ne kemi mbështetjen absolute të qeverisë dhe të Edi Ramës, por na duhet vota për këshillin bashkiak që të kemi mundësi t’i përfundojmë punët e Tiranës. Përpara pak ditësh mbajtëm premtimin tonë për zonat rurale, hapëm tregun agroushqimor, për t’u siguruar që nuk ka monopol mbi frutat dhe perimet. Ajo votë është në Këshillin Bashkiak. Sot ne do të hapim Piramidën e Tiranës si epiqendra digjitale teknologjike që çunat dhe gocat tanë të mësojnë punët e së ardhmes. Ne sot jemi gati që të shpallim fituesin për Pallatin e Ri të Konventave në “Bulevardin e Ri”, për Polin e Drejtësisë, për Prokurorinë e Përgjithshme, për Gjykatën e Lartë, për Muzeun e Artit Modern dhe për Bashkinë e re, për t’i dhënë “Bulevardit të Ri”, shansin të jetë shtylla kurrizore e Tiranës, në 100 vitet e Tiranës që shkon vetëm përpara. Sot, me ndihmën e qeverisë së Edi Ramës, ne kemi shpronësuar të 5 terrenet për shkollat e reja në “Astir” dhe para pak ditësh hapëm çerdhen e parë,” u shpreh Veliaj.

“Sot na duhet Këshilli Bashkiak dhe vota për Partinë Socialiste që të bëjmë të mundur, pasi bëmë 8 godinat e Universitetit Bujqësor, godinat e Inxhinierisë, godinat e Mjekësisë dhe të Qytetit Studenti. Me Edin dhe me qeverinë kemi bërë gjysmën e Unazës, u penguam për 3 vite te Astiri, shikoni sot si është rritur vlera, shikoni sot si është liruar trafiku. Ne na duhet ajo votë që të vazhdojmë ta çojmë deri në fund, nga Farka e Madhe në Dajt, nga Dajti në Kinostudio, nga Kinostudio tek Kokonozët, nga Kokonozët në Tufinë, nga Tufina në Paskuqan, nga Paskuqani në Kamëz, nga Kamza në Laprakë për ta përfunduar të gjithë Unazë në Tiranës. Ja ku jemi këtu sot, ky kompleks sportiv, fryt i bashkëpunimit me qeverinë. Sapo kemi vendosur me kryeministrin që ne do të fillojmë punën për Pallatin e Ri të Sportit “Asllan Rusi” dhe për stadiumin e ri “Selman Stërmasi” që ashtu si arena kombëtare mund të kthehet në hapësira që transformojnë ekonominë e i japin energji të jashtëzakonshme njësisë 7 e njësisë 5. Ky është momenti ynë, ky është momenti i Tiranës, kjo është koha jonë, kjo është koha ë çunave dhe e gocave që duan të shkojnë vetëm përpara,” shtoi më tej Veliaj.

“Ejani ta përfundojmë Unazën, ejani ta përfundojmë Kopshtin Botanik, një hapësirë që mezi presim në njësinë 5 ta çojmë deri në fund. Eja të përfundojmë shkollat në Astir, eja të përfundojmë Bulevardin e Ri dhe ta bëjmë këtë qytetin e ëndrrave tona,” e përfundoi Veliaj fjalën e tij.

Veliaj: “Çdo punë që prek Partia Socialiste kthehet në vlerë për qytetin tonë; Me bashkëpunim dhe bashkim çojmë Tiranën dhe vendin përpara”

Partia Socialiste e Shqipërisë ka mbyllur sot fushatën e gjelbër në Tiranë. Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj dhe kryeministri, Edi Rama të rrethuar nga mijëra qytetarë të kryeqytetit, thanë se ka vetëm një skuadër që nuk i ka ndarë kurrë njerëzit, por vetëm i ka bashkuar dhe ajo është Partia Socialiste e Shqipërisë që e ka çuar vendin vetëm përpara.

“Kjo është energjia e bukur e Tiranës, kjo është dashuria e madhe e qytetit tonë, e kryeqytetit të gjithë shqiptarëve, që është gati për fitore, për ta çuar përpara me Tiranën dhe me Partinë Socialiste të Shqipërisë. Faleminderit nga zemra që e keni stërmbushur këtë Park Olimpik, faleminderit nga zemra atyre që në pamundësi për të qenë brenda janë jashtë dhe po na ndjekin nga një ekran, faleminderit nga zemra atyre që na kanë ndjekur nga shtëpia, faleminderit nga zemra atyre që na kanë dhënë dashuri, që na kanë dhënë mirësi, kurajo në këtë fushatë kaq të bukur! Në këtë fushatë ku Edi Rama dhe Partia Socialiste vendosën që të mbjellin pemë aty ku mbillej përçarje, vendosën të bashkonin njerëzit, aty ku fushata i ndante, vendosën që ta çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara, vetëm përpara. Në 2019 kishte shumë njerëz që thanë: Ky është një mandat i lehtë. Nuk pati një garë të vërtetë dhe në 2019, edhe ne menduam që ishte një betejë e lehtë. Nuk e mendonim kurrë që do të vinte një tërmet katastrofik, nuk e mendonim kurrë që do vinte një pandemi që i ndodh botës një herë në 100 vjet, por gjithashtu nuk e mendonim kurrë që me Edin dhe Partinë Socialiste do ngriheshim më të fortë e më të bashkuar se kurrë”, tha Veliaj.

Mandej kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se fuqia transformuese e bashkëpunimit mes qeverisë dhe Bashkisë ka ndryshuar Tiranën në çdo cep të saj. “40 shkolla të reja me standarde europiane janë ndërtuar në gjithë Tiranën”, nënvizoi Veliaj.

“Sot fuqia jonë transformuese e ka ndryshuar Tiranën cep më cep. Sot Tirana ka prej asaj fatkeqësie që u kthye në një mundësi 40 shkolla të reja cep më cep nga më të bukurat sot në rajonin tonë. Sot Tirana ka çerdhe e kopshte për t’u pasur zili, sot Tirana ka transformuar hapësirat publike. Thoshin mos ma prek sheshin, lodrat, mos ma prek pazarin, mos ma prek kalanë, mos ma prek Astirin, mos ma prek Bulevardin, por çdo punë që prek Partia Socialiste kthehet në një vlerë për qytetin tonë dhe kthehet në një hapësirë ku të gjithë si të barabartë, ku të gjithë me aspiratat e ëndrrat tona e realizojmë në Tiranë. Këto katër vite së bashku me Edin dhe Partinë Socialiste kemi bërë gjëra që dukeshin të pamundura. Askush nuk e mendonte që Tirana një ditë do të ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot “Qyteti Evropian i Sportit”. Në dhjetor, kur Edi dhe qeveria jonë vendosën ta kthenin Tiranën kryeqytetin Evropian të Politikës, të ekonomisë, të diplomacisë, kur sollën të gjithë qeveritë e Evropës në Tiranën tonë, që deri dje ishte e fundit në Ballkan. Tirana jonë ishte qyteti më i lënë pas dore. Ishte injoruar, Tirana jonë ishte e pistë. E filloi Edi dhe skuadra e tij në 2000 transformimin e madh të Tiranës, me shumëfishimin e reformës territoriale. Arritëm që atë punë, atë mirësi, përkushtim që kishte Tirana urbane, sot ta ketë edhe Shëngjergji, edhe Zall Bastari, Krraba e Zall Herri, edhe Dajti, Ndroqi, Vaqarri, edhe Bërzhita, edhe Peza Kashari. Kjo është Tirona jonë e madhe dhe Tirona jonë e madhe do të shkojë vetëm përpara”, u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
Emiriana Sako në takimin me banorë të Sukthit: Mbështetje për fermerët dhe zhvillimin e turizmit

Emiriana Sako në takimin me banorë të Sukthit: Mbështetje për fermerët dhe zhvillimin e turizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
Përplasën për vdekje me makinë 7-vjeçarin, arrestohen një burrë dhe një grua (EMRAT)

Përplasën për vdekje me makinë 7-vjeçarin, arrestohen një burrë dhe një grua (EMRAT)

February 24, 2026
“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

February 24, 2026
“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

February 24, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In