• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çdo bëhet vallë me shqiptarët po fituan Trump dhe Jeremiç?!

by Ben Andoni
06/09/2016 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Dy dekadat e fundit mund të quhen fatlume për historinë e dy shteteve shqiptare të Ballkanit. Apoteoza arriti të dielën, kur Pontifikati shenjtëroi murgeshën me origjinë shqiptare, Nënë Terezën e të gjithëve.

Shqipëria është demokratizuar dhe po përgatit gjithçka anipse me hapa breshke për t’iu përshtatur anëtarësimit në BE. Reforma të thella, por që në shumë raste konkludojnë të jenë krejt të cekëta dhe pa substancë; përgjigje angazhimeve ndërkombëtare, por pa faturë; dhe zhvillime të brendshme pozitive që i hasim shpesh e më shpesh në vitet e fundit me anëtarësimet në subjektet potenciale. Kosova, nga ana tjetër, nën vëzhgimin e të huajve po e bën rrugën më të vështirë të rritjes sepse ende e ka të pa-amenduar mirë Kushtetutën e saj, bash dokumentin themeltar të shtetit, që po i sjell kaq andralla në kaosin e vet permanent. Por, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë e kanë marrë me nge një Reformë pa krye kurse në Kosovë nuk gjejnë prej muajsh gjuhën për demarkacionin, një proces, ku të gjithë mëtojnë se janë në një varkë, por që e shikojnë steren ndryshe peizazhi i botës që po afrohet, po ravijëzohen sfida të vështira. E para është vetë ekzistenca e Bashkimit Evropian, për të cilën ne po humbim energji. Kurse, një nga ato realitete të frikshme, ka të bëjë me konjukturat e reja që do mund të krijohen nëse drejtimin e shtetit amerikan, kumbarën e madhe të pavarësisë kosovare, do ta marrë z.Donald Trump. Dhe, jo shumë larg tij gjeografikisht, në poltronin e kreut të OKB-së të ulet ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, armiku më i madh i pavarësisë kosovare!

Deri më tani, media shqiptare dhe artikullshkrues të ndryshëm, qoftë dhe krerët e lartë të Shqipërisë, e trajtojnë si gjysmë të marrë Donald Trump. Ndërkohë që, miliarderi ka marrë shumë pikë në javët e fundit dhe hendeku që e ndante me kandidaten demokrate Klinton, që ne shqiptarët vazhdojmë ta besojmë si aleaten tonë të madhe, është fare e ngushtë, madje ka kaluar sipas CNN dy pikë për republikanin.  Kurse Vuk Jeremiç, ish-kreu i diplomacisë serbe, po ashtu, po ngjitet si ndër kandidaturat kryesore në OKB dhe ka të ngjarë të jetë një nga drejtuesit më të rinj të këtij organi, që vërtetë e ka humbur shkëlqimin, por që nga instrumentet e tij varen shumë gjëra për mbarëvajtjen e Kosovës.

Le ta marrim me radhë: Donald Trump, i pyetur nga Larry King se çdo të bënte nëse do të ishte në vendin e Klintonit sa i përket bombardimeve në Serbi, dha një përgjigje, që duhet të na shkundë mirë! “Epo, unë do të bëja diçka krejt të ndryshme dhe e di se kjo mund të tingëllojë e kobshme për çdokënd. Por shikoni kaosin të cilin ne krijuam në Kosovë. Mendoj se vërtetë mund të themi se u humbën pak jetë sepse ishim 75.000 metra në ajër dhe i hidhnim që atje bombat. Por shikoni ç’i bëmë atij vendi (Serbisë), atyre njerëzve dhe sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar”, tha Trump. “Ne duhej të kishim intervenuar me trupa. Mbase do të kishte vrasje dhe atëherë më pak, aman s’do kishim këtë kaos që kemi tani,- ka thënë ai, duke shtuar se ” Nuk jam i sigurt nëse kjo mund të quhet si suksesi ynë, dhe unë vetë s’do ta quaja sukses”, duke e dënuar bombardimin e Serbisë.

Me pak fjalë, Donald Trump dëshiron të ndryshojë kursin e marrëdhënieve të huaja të SHBA dhe ka nënvizuar se mund të jetë mik me presidentin rus Putin, është shprehur ashpër kundër Meksikës dhe kështu me radhë, masa që i ka shkundur aleatët evropianë.

Në Ballkan ultranacionalisti serb Šešelj, që tanimë është edhe në parlament, po ngazëllehet sepse e kanë një linjë të përbashkët me kandidatin që shkon me racizmin, por edhe se fitorja e tij është një lehtësim i madh për serbët nga presioni i SHBA-së. Të mos harrojmë se janë rreth 1 milionë serbë në SHBA, që mund të konsiderohen si mbështetës të tij potencialë në votime, ku vetëm në Ohaio banojnë 400.000syresh. Mbase, realisht, nuk është shumë për t’u shqetësuar se ende Trump nuk është futur në detaje dhe në xhunglën e marrëdhënieve të Ballkanit, porse deklaratat e tij dhe më shumë qëndrimi i kryeministrit shqiptar ndaj tij, të bën të frikësohesh, për të ardhmen e shqiptarëve.

Ndërkohë që vëzhgues interesantë të Evropës kanë filluar ta marrin gjithnjë e më seriozisht edhe presidencën e tij. Në një artikull të fundit, ish-ministri polak Jacek Rostowski shkroi se: “Presidenca e Donald Trump do të ishte një katastrofë për NATO-n dhe Perëndimin, porse ai ka të drejtë rreth marrjes së më shumë përgjegjësive nga anëtarët europianë të Aleancës për shpenzimet e mbrojtjes së përbashkët. PBB-ja totale e BE-së është paksa më e lartë se e Amerikës, megjithatë ajo kontribuon vetëm 25% të buxhetit të mbrojtjes së NATO-s, ndërsa SHBA mban 72% të përgjegjësisë dhe Kanadaja e Turqia ofrojnë pjesën tjetër”, duke hedhur ide të një formatimi tjetër të buxheteve ushtarake përballë realiteteve botërore.

Ndërkohë, OKB-ja vërtet nuk do të thotë shumë për Shqipërinë, por për Kosovën lidërshipi i saj dhe institucionet që varen prej saj, lidhen shumë me shtetformimin kosovar. Ardhja e kandidaturës së Vuk Jeremiçit, që deri tani ka shkëlqyer realisht me aftësitë e tij të oratorisë dhe slloganet, që kur u bë presidenti më i ri i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në sesionin e 67, nuk mund të quhet aq e mirëpritur ndër shqiptarë. Kosova këtë e ka ndjerë më herët dhe tashmë rreshtohen dy protesta kundër tij, ndërkohë që ai po ecën drejt ambicies së tij. E të mos harrojmë se njeriu që shkëlqeu si Ministri i Jashtëm i Serbisë duke qëndruar më shumë në qiell sesa në tokë për gati tre vjet, në një fushatë të pamatë kundër pavarësisë së Kosovës, do ketë në dorë me instrumentet e tij disa nga institucionet që ushtrojnë ndikim në Prishtinë. Për momentin Jeremiç është duke bërë kryediplomatin botëror kur flet për gjëra globale “sesi mund të kthesh kredibilitetin dhe besimin e botës nëse nuk flet hapur për problemet e botës, përfshirë dhe vetë atë të OKB-së”. Këto të fundit janë probleme që tashmë OKB nuk mund t’ia dalë më si dikur, teksa Fuqitë e Mëdha as nuk e llogarisin fare për interesat e tyre, por që gjithsesi, ardhja e tij në krye të këtij organizimi ia bën Kosovës jetën edhe më të vështirë.

Mund të ngjajë pak si skenar i çuditshëm për ardhjen e njëkohshme të Trump dhe Jeremiç dhe i gjithë ky shtjellim, por a ka ardhur koha të kemi plane rezervë për shikimet tona strategjike? Mbase janë fjalë të tepërta për një vend që bën politikë aty-për –aty, por aman nuk duhet të flemë, pasi bota duket se nuk do jetë aq e mirë sesa kur Shën Tereza ishte thjesht Nënë Tereza. (Javanews)

 

Next Post
Drejt teknologjisë robotike… kjo “copë letre” është një robot mjekësor që mund të gëlltitet

Drejt teknologjisë robotike... kjo "copë letre" është një robot mjekësor që mund të gëlltitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

January 26, 2026
21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

January 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 janar 2026

January 26, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 26, 2026
Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

January 26, 2026
“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

January 26, 2026
Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

January 26, 2026
Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

January 26, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Vengu: Jemi mes Washingtonit dhe Brukselit. Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt

January 26, 2026
Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In