Detaje të reja janë zbuluar pas takimit aspak të qetë mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Mediat amerikane shkruajnë se pas batutave të ashpra, presidenti amerikan i ka kërkuar sekretarit të Shtetit, Rubio që të njoftojë delegacionin ukrainas se duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe se do të ketë mundësi të kthehet vetëm nëse do të jetë i gatshëm për armëpushim.
Por kjo përballje nuk është parë mirë as brenda Shteteve të Bashkuara. Lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer deklaroi disa minuta pas takimit se në këtë mënyrë Donald Trump dhe mëkëmbësi i tij Vance po luajnë lojën e pisët të Vladimir Putini.
Ndërkohë që mësohet se menjëherë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Zelensky ka pasur një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.