Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint-Germain. Ylli uruguaian ka kaluar një sezon të vështirë me përplasje me trajnerin Laurent Blanc, ndaj ka vendosur të ndërrojë mjedis.
Dhe, sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, ai e ka zgjedhur klubin e ri.
Cavani dëshiron të transferohet te Juventus, gjatë verës.
Bardhezinjtë kërkojnë blerjen e Cavanit për të përforcuar repartin sulmues.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









