Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Teksa citon...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga kantieri për ndërtimin e stadiumit të ri në Kamzë,...
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Komunitetit Politik Evropian, që zhvillohet të martën në...
Adriatik Lapaj ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa është pyetur nëse do të mbështesë Endri Shabanin,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me raportim e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi...
Kryeministri Edi Rama vijon të shpërndajë në rrjete sociale pamje nga lirimi i hapësirave publike në vend. “Vijojmë”, shkruan Rama...
Edhe pas dy ditësh konsultime, opozita nuk ka arritur të dalë me një kandidat për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës....
“Qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë në nivel lokal. Ne duhet të udhëheqim procese të transformimit juridik...
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi la reaguar për raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi klimën e...
Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD dhe i Kuvendit ka reaguar në lidhje me raportin ne publikuar nga Departamenti I Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se raporti konfirmon shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisjes së mazhorancës ndërsa të dhënat e publikuara nga DASH i quajti alarmante. “Ky raport është një thirrje alarmi për të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët shqiptarë: ndryshimi nuk është më një zgjedhje – është një domosdoshmëri”, shkruan ai. Postimi i plotë: Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri konfirmon shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Të dhënat janë alarmante: korrupsioni i përhapur, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe një ekonomi informale masive po dëmtojnë rëndë zhvillimin ekonomik të vendit dhe po pengojnë investimet serioze nga partnerët ndërkombëtarë. Shqipëria, sipas raportit, mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes, me një klimë që dekurajon investitorët dhe që favorizon klientelizmin e lidhur me pushtetin. Ky raport i jep plotësisht të drejtë qëndrimeve të opozitës dhe veçanërisht denoncimeve të vazhdueshme të liderit të saj, Sali Berisha. Për vite me radhë është paralajmëruar se kështu katandiset një vend kur shkatërrohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kur pushteti kap institucionet dhe përdor administratën për të mbrojtur krimin dhe pastrimin e parave. Kështu ndodh kur dinamikën ekonomike e përcaktojnë kartelet, dhe jo nevojat bazike të një shoqërie që lufton për mbijetesë dhe në shumë raste braktis vendin. Nuk po e themi më vetëm ne – po e thotë zyrtarisht Departamenti Amerikan i Shtetit. Amerika nuk po flet më me gjuhë diplomatike, por po ulëret për rrezikun që përfaqëson kjo qeveri për ekonominë dhe demokracinë në Shqipëri. Opozita është e vendosur të ndërtojë një alternativë të re për Shqipërinë, me një ekonomi të hapur, transparente dhe konkurruese. Ne besojmë në një shtet që garanton sigurinë juridike për investitorët, që mbështet fuqinë punëtore vendase dhe që vendos përpara ligjit çdo formë abuzimi apo korrupsioni. Ky raport është një thirrje alarmi për të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët shqiptarë: ndryshimi nuk është më një zgjedhje – është një domosdoshmëri. Raporti i DASH, Belind Këlliçi: Skaner kundër mashtrimeve e propagandës qeveritare ...
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.