• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Cash-i që transportohet nga bankat, sa paguan kompanitë e sigurimit në 2015

by Java News
14/07/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompanitë shqiptare të sigurimit kanë paguar një nivel rekord dëmesh prej 30 milionë lekë për “cash-in” në tranzit në vitin 2015 (dëmet nga transportimi i pareve cash), sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Ky është niveli më i lartë i paguar deri tani, teksa në 2014 shifra është zero dhe në 2012-2013-n u paguan përkatësisht 580 mijë lekë dhe rreth 1.5 milionë lekë.

Janë kryesisht bankat ato që sigurojne cash-in në tranzit, që nga momenti që paratë fillojnë të transportohen deri kur dorëzohen në destinacion. Transporti kryhet nga zyrat qendrore në degë, nga dega në degë, nga banka qendore në degë dhe Tirane-Rinës e Rinas-Tiranë.

Teksa në 18 muajt e fundit janë regjistruar 3 vjedhje të parave të bankave, që transportoheshin nga kompanitë e sigurisë fizike (security), më  fundit në Rinas, kompanitë e sigurimit duket se kanë filluar të zgjidhin qeset.

Megjithatë, shuma e paguar aktualisht është shumë më e ulët se vjedhjet (vlerësohet që shuma në të tre vjedhjet i kalon 5 milionë euro), për dy arsye. Së pari procedurat zgjasin me vite (dy vjedhjet e para ende nuk janë paguar fizikisht, ndonëse është bërë njohja e dëmit) dhe së dyti, ky produkt është kryesisht i risiguruar, çka nënkupton që është risiguruesi ai që paguan një pjesë të dëmit (skema e pagesës kompani-risigurues varet nga marreveshja).

Kompania e sigurimeve duhet të paguajë dëmshpërblim në momentin që certifikohet humbja, në baze të raporteve të autoriteteve dhe njohjen e dëmit nga kompanitë.

Në vitin 2015, dëmet e paguara kanë qenë më të larta se primet që kompanitë e sigurimit kanë marrë nga klientët.

Vjedhjet gjatë transportit të vlerave monetare, që nisën 18 muaj më parë duket se kanë rritur interesin e bankave e kompanive të tjera që mund të bëjnë transport parash për t’u siguruar. Sipas të dhënave nga AMF-ja, të ardhurat nga produktin cash në transport për kompanitë e sigurimit janë trefishuar për 5 mujorin 2016, duke arritur në gati 30 milionë lekë, aq sa ka qenë shuma e arkëtuar për gjithë vitin 2015./monitor/a.k

monitor-cash-in-transit

Next Post

Kushtetuesja shqyrton sot mandatin e deputetit Suli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In