Skënderbeu do të luajë në Champions League! Kampionia e Shqipërisë ka fituar përkohësisht çështjen kundër UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Komisionet disiplinore të UEFA-s e dënuan Skënderbeun me një vit përjashtim nga kompeticionet evropiane dhe 100 mijë euro gjobë për trukime ndeshjesh. Sot CAS e ka pezulluar vendimin e UEFA-s, çka do të thotë pjesëmarrje e korçarëve në Champions League sezonin e ardhshëm, duke nisur nga raundi i dytë.
Vendimi i CAS nuk është përfundimtar. Më 5 ose 6 korrik do të vendoset nëse dënimi nga UEFA qëndron në fuqi apo ndryshon, deri në anulim. Vendimi i sotëm ka qenë për shkak të shortit që hidhet më 20 qershor.
D.I.









