Është shtyrë për 24 orë vendimi që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë do të marrë për të ardhmen e Milanit, nëse kuqezinjtë e trajnerit Gennaro Gattuso do të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm apo jo.
CAS do të marrë ditën e enjte një vendim përfundimtar, ndërkohë që për momentin Milan është jashtë Europës, pas pezullimit 1-vjeçar që ka ardhur nga UEFA, transmeton Express.
Ndaj kuqezinjtë kanë çuar çështjen në gjykatë, në pritje të një vendimi pozitiv. Por në kampin kuqezi optimizmi për një përmbysje të vendimit është i madh.
Ndërkohë që, para gjyqtarëve do të jetë këtë herë edhe një përfaqësues i pronarit të ri, Elliot, që pritet të ndikojë në këtë vendimmarrje të CAS-it, përgatiti Express. (b.an)