Trajneri i mirënjohur italian, Fabio Capello thotë se pesë ekipe janë në luftë për Scudetton në këtë sezon, megjithatë ai e sheh Juventusit edhe këtë sezon favorit.
Sipas tij në garë për titull këtë edicion janë Juventusi, Napoli, Roma, Interi dhe Milani, transmeton Koha.net.
“A është garë vetëm ndërmjet Juventusit e Napolit? Nuk do të thosha ashtu. Interi e Roma janë aty gjithashtu dhe duhet t’iu japim kohë që të bëhen ekipe sërish, në aspektin e vërtetë të fjalës.
Milani gjithashtu ka një skuadër të mirë. Janë pesë ekipe në garë. Ka ende kohë, por për mua Juventusi është favorit”, ka thënë Capello për La Nazione. (b.an)