Mbrojtësi kampion bote me Italinë Fabio Canavaro i ka kushtuar një postim në Tëitter në nder të legjendës së Liverpulit Steve Gerrard në ndeshjen e fundit të kapitenit me të kuqtë.
Në postimin e tij, Canavaro, ka përdorur një sërë hashtags duke përfshirë #stevengerrard #gerrard#england#respect#history# and #topplayers.
Por të gjitha këto ai i ka shoqëruar jo me një fotografi të kapitenit të Liverpulit, por me “binjakun” e tij Frank Lampard.










