Në takimin për informalitetin, ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se qeveria hartoi një plan të detajuar masash për të luftuar evazionin fiskal dhe se ishte vet biznesi i ndershëm që këmbëngulte për nisjen e këtij aksioni.
Ministri vuri në dukje se qeveria po ashtu ndërmori një sërë masash duke përmirësuar të paktën 45 procedura për t’i ardhur në ndihmë biznesit, efektet e të cilave kishin një kosto në buxhet prej rreth 12 miliard lekë.
Duke folur për informalitetin ministri bëri të ditur se pas fazës së parë të këtij operacioni, kontrollet do të bëhen në bazë risku, që do të thotë se bizneset që paraqesin risk më të madh do të kontrollohen më tepër. Në dy muaj nuk mund të përmbysin situatën e krijuar në 20 vjet, tha Cani, duke shtuar se dy muaj vënë në lëvizje makinerinë e formalizimit të ekonomisë
Cani theksoi se në kuadër të përmrësimit të klimës së biznesit qeveria shleu edhe detyrimet e prapambetura. “Kemi shlyer rreth 700 milionë dollarë detyrime të prapambetura, ndërsa kemi hartuar një strategji e cila nuk do të lejojë krijimin e detyrimeve të reja”, deklaroi Cani.