Ministri i Financave, Shkëlqim Cani foli para Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua për buxhetin faktik të vitit 2014. Kryefinancieri theksoi se ekonomia shqiptare ka shënuar rritje.
Sipas ministrit Cani, qeveria ka shlyer 50% të detyrimeve të prapambetura prej vitesh. “Përfitimet sociale shkuan tek ata që e meritojnë, ndërsa shëndetësia ofron shërbime publike më cilësore”,- tha Cani.
“Ekonomia shqiptare ka shënuar rritje. Të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin 366.7 miliardë lekë. Të ardhurat tatimore ishin 24.1% të PBB.”- deklaroi Cani.
BW