Ministri i finacave Shkëlqim Cani ka pranuar se në sektorin e doganave ka kontrabandë dhe evazion fiskal, duke u shprehur se është i pakënaqur nga puna e bërë deri më tani nga administrata doganore dhe Crown Agents. Ministri Cani në një intervistë për Oranews ka sqaruar se firma britanike do të largohet dhe se shkaku se përse ka një rënie të dukshme të të ardhurave në dogana është kontrabanda.
Pjesë nga Intervista në “Ekopolitikë”:
Si e vlerësoni ju punën e doganave dhe a jeni i kënaqur nga puna e Croën Agents?
Cani: Ju thoni dhe unë e pranoj që kryesisht mosrealizimi i të ardhurave janë nga doganat dhe jo nga tatimet dhe tani ju më thoni që a je i kënaqur. Si mund të jem i kënaqur? Përgjigja është nuk jam i kënaqur nga puna e doganave, përderisa ato nuk kanë realizuar objektivin.
Ne bëmë buxhetin e vitit 2016. Kemi shkruar në relacion: Ne do të realizojmë këtë nivel të ardhurash, por duke meduar që niveli në çmimet e naftës, kromit nuk do të lëvizjë përtej këtij limiti. Në atë kohë mu bë një vërejtje që e mirëprtia, që nuk keni vlerësim siç duhet të ecurisë së tregjeve ndërkombëtare etj.
Sot me këtë çmim nafte që jemi, nga 25 lekë që do merrnim ne marrim 20 lekë/l. Është 20% ulje dhe efekti është 3 mld lekë.
Kush është faji i administratës?
Cani: Faji i administratës është: Si është e mundur të bjerë në mënyrë kaq drastike sasia e cigareve të importuara? Nuk mund ta pranoj që importet e cigareve kanë arritur në këtë nivel. Pse? Mund të merrni faktorë që ka ranë pirja e duhanit dhe ka një të vërtetë. Por, nëse kjo rënie është nga 2-5 % pjesa që ka rënë më shumë duhet kërkuar në faktorqë të tjerë. Është e vërtetë, po aq e vërtetë sa importet janë zëvendësuar me prodhim vendas. Pse? Sepse po ra pagesa për energjinë elektrike në shtresat relativisht të varfëra që ishin mësuar pa pagësë, tani 30% do të detyrohen ta riformatojnë dhe do të kujdesen më shumë për ushqimet bazë. Do marrin jo më cigare Marlboro, por do ta marrin të dredhur.
Ka rritje të kontrabandës?
Cani: Ka kontrabandë,ka evazion dhe ky është shqetësimi im. Ky shqetësim është përsa kohë institucioni i doganave nuk më jep një analizë të plotë bindëse që i ka shterur të gjithë mundësitë e kontrabandës.









