Anësori i Lazios, Antonio Candreva ka thënë se është shumë afër transferimit te Interi.
Mesfushori “biancocelest” gjendet në Stadio Olimpico që nga vitit 2012, dhe tani është afër të largohet për një shifër prej 25 milionë euro.
Calcio News 24 shkruan se 29 vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin personalisht dhe tani kanë mbetur edhe disa detaje që marrëveshja të bëhet zyrtare.
“Jam pothuajse një lojtar i Interit”, ka thënë Candreva për mediat italiane. /a.m.